Kosova
Scholz pritet të vizitojë Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz është planifikuar të vizitojë Ballkanin Perëndimor dhe qëllimi i kësaj vizite është thënë të jetë përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit.
Dhe në këtë drejtim, sipas burimeve të Deutsche Welle në gjuhën serbe, Scholz pritet që përveç Beogradit (më 10 qershor), të vizitojë edhe Prishtinën dhe udhëtimi tenton të shndërrohet në një turne të vogël ballkanik me vizita në Tiranë dhe Shkup, dhe ndoshta në Sarajevë.
Duke cituar gazetarin e Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, i cili kishte raportuar në Tëitter se Scholz do të vinte në Beograd më 10 qershor. Duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, ai kishte thënë se temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera.
Një burim i DW ndërkohë ka vlerësuar se Scholz po përpiqet të përgatitet mirë për samitin e Procesit të Berlinit, i cili ndoshta do të zhvillohet në gusht. “Ndryshe nga ish-kancelarja Angela Merkel, Scholz është më shumë drejt zgjidhjeve konkrete. Ai kujdeset që ky samit të mos jetë thjesht një udhëtim i kushtueshëm, por të arrihen zgjidhje konkrete”.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026