Lajme
Scholz: Kufijtë nuk duhet të ndryshohen me dhunë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë” pas një takimi me udhëheqësen e Danimarkës, Mette Frederiksen, që synonte të tregonte unitetin evropian, ndërsa Donald Trump ushtron kërkesat e tij për të fituar kontrollin e Grenlandës.
Kryeministrja daneze u takua me Scholzin në Berlin, përpara takimeve me presidentin francez, Emmanuel Macon, në Paris dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel.
Bëhet e ditur se Trump tha gjatë fundjavës: “Unë mendoj se do të kemi Grenlandën”.
Dhe u raportua se presidenti amerikan e kishte kërcënuar Danimarkën me tarifa.
Ndër tjera, ai ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë ishullin, pjesë e Danimarkës, e cila vazhdon të kontrollojë politikën e tij të jashtme dhe mbrojtjes.
Në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin, as Scholz dhe as Frederiksen nuk përmendën Trumpin apo Grenlandën, por dukej qartë se deklarata ishte për ta.
Pasi foli për agresionin rus në Ukrainë dhe se si “paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, Scholz tha: “Parimi duhet të zbatohet për të gjithë. E kam bërë të qartë përsëri disa ditë më parë. Kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.
Ndërsa Frederiksen tha se Evropa aktualisht po përballet me një “realitet më të pasigurt” që kërkon bashkëpunim më të madh: “Ne kemi nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të vendosur që qëndron gjithnjë e më shumë në të drejtën e saj, e aftë për të mbrojtur dhe promovuar interesat evropiane”.
“Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, shtoi Frederiksen.
Raportohet se udhëheqësit e BE-së do të mbajnë samitin e tyre të parë kushtuar mbrojtjes të hënën e ardhshme, për të diskutuar financimin dhe aftësitë ushtarake.
Mbrojtja është ngritur në rendin e ditës që nga agresioni rus në Ukrainë, por kthimi i Trumpit e ka bërë çështjen më urgjente.
Ndryshe, deri më tani, shumica e liderëve të BE-së janë përmbajtur nga komentimi i drejtpërdrejtë i komenteve të Trumpit për Grenlandën/The Guardian
E-Diaspora
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha Në 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, në Freaunfeld të Zvicrës është organizuar një mbrëmje festive, e...
-
Rama me thirrje për diasporën për zgjedhjet e 11 majit
-
Në këto ambasada dhe konsullata nëpër botë voton diaspora me 8 shkurt
-
Diaspora voton: Kjo është adresa për votim fizik në Austri
-
Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale
Jeta në Zvicër
-
Taksa e trashëgimisë: A do të qëndrojnë larg Zvicrës të huajt e pasur? Multimilionerët preferojnë vende të tjera, sipas një sondazhi nga kantonet dhe ekspertët. Kreu i Juso beson...
-
Zvicër: Azil, pse priten më pak kërkesa në 2025
-
Zvicra nuk ka qasje në alarmet e BE-së për mjekët e përjashtuar, një rrezik potencial për pacientët
-
Statuti S, leje qëndrimi jepet pas tre vjetësh në vend të pesë
-
Në Zvicër hapet resorti më i vogël i skive në botë