Lajme
Scholz bojkoton pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike
Dy ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ngjarje sportive.
“Ne do t’iu informojmë për udhëtimet e kancelarit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. Por tashmë është e sigurt se Scholz nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin të premten, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Hebestreit nuk ka njoftuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi zyrtar të qeverisë gjermane në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ministria e Jashtme tha se askush nga qeveria nuk do të ishte i pranishëm, përfshirë përfaqësuesit e ambasadës gjermane në Pekin.
Një sërë bojkotesh diplomatike janë shfaqur kundër Lojërave të Pekinit që kur Shtetet e Bashkuara njoftuan në dhjetor se zyrtarët e saj po qëndronin larg, edhe pse atletët e saj po merrnin pjesë.
Australia, Kanadaja, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Danimarka dhe Holanda janë bashkuar, por Gjermania ka mbetur e kujdesshme në pozicionin e saj.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë