Lajme
Schlumpf: “Gratë duhet të punojnë të paktën 70% nëse duan pensione të mira”
Gratë duhet të punojnë të paktën 70 për qind, është thotë Widmer-Schlumpf, presidente e Pro Senectute Zvicër. Kjo ju mundëson një jetë të mirë në pleqëri"
Sipas mendimit të ish-këshilltares federale Eveline Widmer-Schlumpf, rritja e moshës së pensionit vetëm për gratë nuk mjafton për t’u siguruar grave një pension të mirë.
Pak më shumë se tri të katërtat e grave në moshë pune janë të punësuara në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Shumica punojnë me kohë të pjesshme. Niveli mesatar i punësimit (orari i punës) është rreth 50 për qind.
Por, çdo grua duhet të punojë të paktën 70 për qind, është shprehur Widmer-Schlumpf, presidente e Pro Senectute Zvicër, në një intervistë për “NZZ am Sonntag”. Kjo ju mundëson të bëni një jetë të mirë në pleqëri. Me punë me kohë të pjeshsme kjo është e vështirë. Më në fuznd, po kjo vlen edhe për meshkujt.
“Mendo për moshën 65 vjeçare kur je 30 vjeçare”
Nëse gratë duan të krijojnë një pension nga fondi i pensioneve, ato kanë nevojë për të ardhura minimale vjetore prej më shumë se 20,000 CHF nga punësimi. Përndryshe do të duhej të gjenin një mënyrë për të financuar një shtyllë të tretë.
“Duhet të kujtoheni në moshën 30-vjeçare se jeta mund të vazhdojë për një kohë të gjatë pas të 65-ave. Kjo bëhet e vështirë vetëm me AHV”, ka thënë Widmer-Schlumpf.
Propozimi është nuk është pritur mirë nga të gjithë
Widmer-Schlumpf nuk ndan pesimizmin e një pjese të të rinjve që nuk besojnë më se do të marrin një AHV ose pension kur të jenë të moshuar, transmeton albinfo.ch. Ajo është e sigurt se sistemi i mirëqenies sociale do të mbetet në vend dhe se fëmijët dhe nipërit do të mund të përfitojnë ende prej tij.
Apeli për norma më të larta të punës për gratë nuk është pritur mirë kudo. Sipas deputetes së SVP, Monika Rüegger, një grua duhet të jetë në gjendje të vendosë lirisht në cilën fazë të jetës së saj do të donte të punonte dhe me çfarë orari pune, përcjell albinfo.ch. Sipas bashkëpresidentes së PS-së Mattea Meyer, Zvicrës i mungon kuadri për ngarkesa kaq të larta pune.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor