Bota
Schauble: Kurrë nuk kam qenë jo besnik ndaj Merkelit, mediat duhet të ndihmojnë filtrimin
Presidenti i Bundestagut ka folur edhe për krizën që po kalon demokracia liberale, e cila shihet me urrejtje nga sistemet tjera (kinez) por edhe përbrenda me shtimin e forcave populliste. Për të mos mbaruar këtu, ish ministri i financave përmend edhe rolin e medias.
Wolfgang Schäuble është ndër politikanët më përfshirës të dekadave të fundit në Gjermani. Ai ka shërbyer në shumë poste që nga unioni i dy Gjermanive, gjatë kohës së kancelarit Helmut Kohl dhe gjatë periudhës së kancelares gjermane Angela Merkel. Schauble njihet për thënien troç të asaj që ai e ndjen, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë për prestigjiozen zvicerane “NZZ”, në lidhje me raportet mes tij dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ai thotë: “Kur zonja Merkel më pyeti në 2009 nëse unë pranoja të isha ministër i financave, ia ktheva: “Ju e dini, çfarë po bëni. Unë nuk do jem i rehatshëm. Unë kam kokën time, por unë jam besnik.” Këtë e kam vërtetuar shpesh në jetën time. Unë veproj me përgjegjësitë e ima, por kundrejt Merkelit kurrë nuk kam qenë jo-besnik,” tha Schauble, i cili edhe me kancelarin Helmut Kohl ka qenë i drejtpërdrejtë, kur i ka thënë në fundshekullin e kaluar se me “ty do i humbim zgjedhjet”.
Presidenti i Bundestagut ka folur edhe për krizën që po kalon demokracia liberale, e cila shihet me urrejtje nga sistemet tjera (kinez) por edhe përbrenda me shtimin e forcave populliste. Për të mos mbaruar këtu, ish ministri i financave përmend edhe rolin e medias.
“Edhe mediat janë pjesë e prishjes. Por jo vetëm. Ne kemi nevojë për ta. Me shtimin e informacioneve mediat janë më të rëndësishme se kurrë. Ndokush duhet të ndihmojë njerëzit – mua gjithashtu – , nga një mori të pafundshme informacionesh të filtrohet diçka. Ndokush duhet të më ndihmojë në vlerësim,” tha në fund Schauble.
E-Diaspora
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë Në shënim të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë...
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë