Lajme

SBB humbi gati 100,000 mbajtës të biletave, gjatë pandemisë

Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) po përpiqet t'i kthejë ato me një fushatë ambicioze marketingu

Gjatë pandemisë, SBB humbi gati 100,000 mbajtës të biletave të sezonit të përgjithshëm (GA). Kompania tani po përpiqet t’i kthejë ato me një fushatë ambicioze marketingu që ofron kuponë me zbritje prej 500 frangash për blerjen e kartës vjetore GA Travelcard, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, pasi SBB nuk e shtrin ofertën për të gjithë klientët e saj afatgjatë, por vetëm për disa, ata që nuk përfshihen në fushatën promovuese ndihen të mashtruar.

Pavarësisht ankesave për qasjen arbitrare, “kjo është një fushatë marketingu krejt normale”, sipas Reto Hügli, zëdhënës i organizatës së degës së transportit publik Alliance Swisspass.

“Ndonjëherë një grup klientësh përfiton, ndonjëherë një tjetër”.

Dhe Karin Blättler, presidente e Pro Bahn, duke folur për përdoruesit e transportit publik, tha se “shërbimi i zakonshëm ndaj klientit ka ndryshuar përfundimisht, gjë që shqetëson ish-mbajtësit e GA Travelcard”. /Albinfo.ch