Kosova

SBASHK-u, kundër vendimit të MASHT-it  

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e quan të jashtëligjshëm vendimin e ministrit Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.

Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.

Ministria e Arsimit një ditë më parë mori vendim për plotësimin e 15 ditëve të humbura gjatë grevës në arsim.