Lajme
Save the Children: Mbi 200.000 fëmijë në BE rrezikohen nga varfëria
Mbi 200.000 fëmijë të tjerë u çuan në prag të varfërisë në vendet e BE-së në vitin 2021, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fëmijëve në rrezik të varfërisë në mbi 19,6 milionë – ose një në katër fëmijë, thuhet nw raportin e ri të “Save the Children”.
Evropa është një nga rajonet më të pasura të botës, megjithatë raporti zbuloi një rritje alarmante të numrit të fëmijëve dhe familjeve që jetojnë me varfëri dhe përjashtim social si rezultat i kostos së jetesës, krizës klimatike dhe pandemisë së COVID-19.
Raporti “Garantimi i së ardhmes së fëmijëve: Si ndikojnë COVID-19, krizat e kostos së jetesës dhe klima mbi fëmijët në varfëri dhe çfarë duhet të bëjnë qeveritë në Evropë” – krahasoi normat e ndryshme të varfërisë së fëmijëve në 14 vende të BE-së midis viteve 2020 dhe 2021.
Hulumtuesit përdorën indikatorin AROPE, instrumentin kryesor që përdoret për të matur progresin drejt objektivit të BE-së 2030 për varfërinë dhe përjashtimin social në Evropë. Spanja dhe Rumania shënuan pikët më të larta me 33,4% dhe 41,5% të fëmijëve përkatësisht në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Konflikti në Ukrainë dhe rritja e mëvonshme e kostos së jetesës ka sjellë sfida të padurueshme në jetën e miliona familjeve, veçanërisht atyre familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme që kishin vuajtur tashmë gjatë pandemisë. Çmimi i ushqimeve bazë si qumështi, drithërat dhe vaji është rritur shumë, duke i detyruar familjet të anashkalojnë vaktet dhe ushqimin me racion.
Në Rumani, 40% e familjeve panë rënie të të ardhurave të tyre në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet u rritën me 98%. Shumica e familjeve po bëjnë shkurtime, ku gjysma kishin shkurtuar shpenzimet për shërbimet komunale dhe ushqimin, duke paraqitur rrezik për mirëqenien e fëmijëve.
Raporti zbuloi se fëmijët me prejardhje migrante, refugjatë, azilkërkues, fëmijë pa dokumente dhe të pashoqëruar janë ndër më të goditurit. Në Itali, për shembull, 32,4% e emigrantëve jetojnë në varfëri, krahasuar me 7,2% të shtetasve italianë.
Raporti tregoi gjithashtu se fëmijët që jetojnë në familje me një prind, familje me disavantazhe të mëdha, fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët që u përkasin pakicave etnike ishin gjithashtu në rrezik.
Eric Grobhaus, Administrator i Avokimit, Varfërisë së Fëmijëve dhe Pabarazisë Sociale “Save the Children” Gjermani, tha se shifrat për varfërinë e fëmijëve në gjithë Evropën janë shkatërruese.
“Në BE jetojnë 19,6 milionë fëmijë në varfëri dhe mbi dy milionë prej tyre jetojnë në Gjermani. Me një në pesë fëmijë në varfëri në mbarë vendin, nuk mund të ketë më justifikime: qeveria gjermane më në fund duhet të përmbushë premtimet e saj për të trajtuar varfërinë e fëmijëve”, tha Grobhaus.
Pavarësisht situatës së zymtë, ka shpresë, pasi BE-ja po përjeton një momentum politik unik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Më 14 qershor 2021, Këshilli i BE-së miratoi Rekomandimin për krijimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët, i cili është instrumenti i parë i politikave në nivel të BE-së që synon të trajtojë disavantazhin dhe përjashtimin e fëmijërisë. Shteteve anëtare u kërkohet t’u ofrojnë fëmijëve në rrezik qasje falas në çerdhe dhe kujdes të hershëm cilësor, arsim falas dhe aktivitete në shkollë, të paktën një vakt të shëndetshëm çdo ditë shkolle, kujdes shëndetësor dhe strehim të përshtatshëm.
Shtetet Anëtare pritej të dorëzonin planet e tyre kombëtare të veprimit deri më 15 mars të vitit të kaluar, por jo të gjitha i kanë bërë. Deri në mars të vitit 2023, 19 plane ishin dorëzuar dhe 8 mungonin.
Drejtoresha e Save the Children në Evropë, Ylva Sperling, tha se asnjë fëmijë nuk duhet të shkojë në shkollë me stomakun bosh, të shqetësohet për punën e prindërve ose të jetojë në një shtëpi të ftohtë.
“Megjithatë, ndikimi i krizave të shumta të Evropës e bën ushqimin ose ngrohjen të mos jetë më një zgjedhje për shumë familje dhe i privon fëmijët nga gjërat thelbësore që u nevojiten për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre”, tha Sperling.
Sipas saj, Garancia Evropiane për Fëmijët mban çelësin për të trajtuar pabarazinë në rritje dhe për të ofruar një të ardhme më të mirë për miliona fëmijë.
“Qeveritë duhet të sigurojnë që ta shfrytëzojnë plotësisht këtë kornizë kundër varfërisë së fëmijëve, një herë e përgjithmonë, dhe të përdorin planet kombëtare të veprimit për ta zbatuar atë në mënyrë korrekte”, thekson Sperling.
Mes të tjerash ajo tha se tani është koha për vendime të guximshme dhe financime strategjike për të zgjeruar me shpejtësi mbrojtjen dhe për të zbutur rënien e krizave për gjeneratën e tanishme dhe të ardhshme të fëmijëve./reuters
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve