Lajme

Sattel: 35 persona u evakuuan nga gondola, shkak problemet teknike

Gondola rrotulluese Sattel-Mostelberg u mbyll të dielën për shkak të një defekti teknik, teksa rreth 35 njerëz duhej të bënin durim përpara se të kishin përsëri tokë të fortë nën këmbët e tyre, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.

Incidenti ndodhi rreth orës 11, ndërsa në gondola ishin 30 deri në 35 persona, të cilëve iu desh të qëndronin aty nga 70 deri në 90 minuta përpara se të dilnin nga pozicioni i tyre.

Rega dhe shpëtimi malor ishin në vend për të garantuar sigurinë e pasagjerëve

Pasagjerët e bllokuar u kontrolluan në stacionin malor nga shërbimi i shpëtimit. U thirrën gjithashtu Rega dhe shpëtimi malor.

“Ne e morëm këtë masë paraprake, sepse temperaturat ishin të nxehta”, tha Pirmin Moser, anëtar i bordit të drejtorëve të Sattel-Hochstuckli AG.

Deri më tani, raportohet se mund të ketë qenë elektronika në qendër të problemit.