Futboll

Sarri e do Hysajn në Juventus

Sarri e do në skuadër nxënësin e tij të cilin e ka patur edhe në eskperiencat me Empolin

Elseid Hysaj dhe Maurizio Sarri mund të bashkohen sërish. Pasi tentativave që bëri në verë, Juventusi i rikthehet pistës që e çon te mbrojtësi shqiptar dhe në këtë merkato të dimrit mundësitë janë më të mëdha që ky operacion të realizohet me sukses.

Sarri e do në skuadër nxënësin e tij të cilin e ka patur edhe në eskperiencat me Empolin dhe Napolin dhe Hysaj kurrësesi nuk mund t’i thojë jo mësuesit të tij.

Mbrojtësi shqiptar ka gjetur pak hapësira këtë sezon në formacionin e Napolit fillimisht me Ancelottin në stol dhe sëfundmi me Genaro Gattuson dhe kjo është një nga arsyet kryesore që shkodrani do ta priste krahëhapur një kalim të mundshëm te Juventusi.

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e dy klubeve po punojnë për një shkëmbim mes Mattia De Sciglios i cili do të transferohet te Napoli dhe Elseid Hysaj i cili do të përshkojë rrugën e kundërt dhe do të veshë fanellën e kampionëve të Italisë.

Të dy futbollistët kanë një moshë deri diku të përafërt dhe kanë luajtur pak në këtë sezon dhe duke parë edhe pëlqimin e Sarrit për Hysaj dhe të Gattusos për De Sciglion mundësitë e shkëmbimit janë të mëdha dhe gjasat janë që ky operacion merkatoje të kryhet që në ditët e para të janarit.