Lajme
Sarkozy dënohet me 1 vit burgim

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vit burgim për financime të paligjshme të fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012-ën.
Kjo është hera e parë në kohët moderne të Francës që jepet një vendim i tillë për një kryetar shteti. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, por do t’i vendoset një pajisje gjurmuese në këmbë.
“Nicolas Sarkozy ishte në dijeni të limitit për shpenzimet. Ai e dinte se nuk duhej tejkaluar”, tha gjykatësi, raporton A2news.
Ndërkohë, kjo është çështja e dytë kriminale që përfshin ish-presidentin francez. Në mars, Sarkozy u dënua me 3 vjet burgim, dy prej të cilave u pezulluan, për korrupsion dhe ndërhyrje në drejtësi. Megjithatë 66-vjeçari e ka apeluar këtë vendim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale dënon pronaren për ngarkim të tepruar të qirasë Gjykata Federale e Zvicrës ka dënuar një grua për shfrytëzim të situatës së vështirë të qiramarrësve...
-
Cyrih: Propozimi për uljen e tarifave të transportit publik shkon në votim
-
Pasardhësit e zviceranëve emigrantë kërkojnë pasaportën e Zvicrës
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë