Lajme
Sargans (SG): Arrestohen katër kosovarë, po punonin pa leje
Ata do të raportohen në Prokurorinë publike së bashku me punëdhënësin e tyre. Zyra e migracionit po shqyrton gjithashtu masat sipas ligjit
Policia kantonale e St. Gallen ka arrestuar katër kosovarë të martën gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në Sargans. Ata nuk kanë mundur të sjellin dëshmi për leje pune, transmeton albinfo.ch.
Për këtë arsye ata do të raportohen në Prokurorinë publike së bashku me punëdhënësin e tyre, shkruan Policia e Kantonit të St. Gallemit, në një deklaratë për media të mërkurën.
Zyra përgjegjëse e migracionit po shqyrton gjithashtu masat sipas ligjit të imigracionit kundër të prekurve.
Një shtetas suedez dhe një rumun, të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet, u kontrolluan gjithashtu në kantierin e madh të ndërtimit. Punëdhënësit e tyre do të raportohen gjithashtu.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?