Shqipëria përtej bregdetit
Saranda, si nuk e keni zbuluar më parë me “Sipa Tours”
Operatori "Sipa Tours" me seli në Sarandë ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore turistike dhe ka partnerë e bashkëpunon me operatorë ndër më të fuqishmit në botë
Saranda është një nga perlat e turizmit shqiptar dhe Ben (Arben) Çipa e di mirë këtë. 28 vjet më parë e la Sarandën për Korfuzin, por vetëm për të mësuar se si një ditë do të mund t’i prezantonte bukurinë e saj gjithë botës. Dikur, një emigrant në kërkim të fatit, por i qartë për t’u marrë me turizëm, sot ai është ndër operatorët më të suksesshëm të zonës.
Historia e tij nisi si ajo e çdo djaloshi të ri e të shkathtë që kërkon t’i marrë emigracionit më të mirën. Korfuzi dhe ishujt Kanarie u bënë shkolla e tij e parë. Për shumë vjet 24 orëshin e ndante mes manaxhimit të turizmit të kroçerave – ditën dhe organizimit të eventeve kulturore – natën, për të mos humbur pasionin e tij të dikurshëm, vallen. Ky dualitet e ndoqi edhe më vonë, kur me t’u kthyer në qytetin e tij, në vitin 2002, tashmë në krye të agjencisë “Sipa Tours” vendosi të bënte bashkë në një paketë të vetme turistike natyrën, kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Ndaj mos u habisni kur mbremjet që agjencia e tij organizon në kalanë e Lekurësit me muzikë e valle tradicionale të shikoni duke kërcyer edhe Benin, pronarin e agjencisë.
Një tjetër risi që të ofron Saranda nëpërmjet paketave turistike të Sipa Tours, është përjetimi i eksperiencës në fshatrat e bregut, përmes ecjes apo hiking. Fshati Pilir tashmë është shndërruar në një destinacion mjaft tërheqës falë bukurive që ofron natyra dhe mikpritja e vendësve. Për gjithçka ofron Saranda kanë shkruar gazeta me emër si “The Times”, “Jerusalem Post”.
Jeep-safari mes malit dhe detit
Qershia mbi tortë e paketave të “Sipa Tours” është Jeep Safari – një aventurë mes malit dhe detit që ofron peizazhe, emocione dhe turizëm krejtësisht origjinal dhe të ndryshëm. Një udhëtim që për 7 orë prek thesaret e bregdetit të jugut, ato të dukshmet, por edhe të padukshmet. Nis nga fshatrat magjepës buzë Jonit me Borshin, ku shijohet edhe kafja e parë e vazhdon me Qeparonë. Prej andej deti lihet pas dhe destinacioni i rradhës është Piluri, djepi i iso-polifonisë shqiptare, 930 metra mbi nivelin 0. Këtu ngjitja i ngjan një rrugëtimi gati ushtarak, në një terren shumë të ashpër. Në Pilur vizitohet Kisha e Shën Mërisë, mund të takosh banorët e këndëshëm të zonës dhe mbi të gjitha të shijosh mikpritjet e zotërve simpatikë të “Vila Çipa”. Ata të gostisin me ushqimet më të mira bio – mish, zarzavate, raki dhe me këngët më të bukura të iso-polifonisë e shpallur nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë kulturore e njerëzimit”. Janë këngë të cilat i kanë në gjak e i kanë në gojë gjatë gjithë kohës. Më pas shijohet edhe plazhi i Llamanit në Himarë dhe për të lidhur detin me kulturën bëhet një vizitë edhe në kalanë e shekullit të 15-të të Porto Palermos. I gjithi në një udhëtim të ngjeshur që zor se një turist do ta harronte.
Verë 2018
Për Benin, sezoni turistik veror 2018 ka pasur prurje të mëdha turistësh të etur për të parë një bregdet të paeksploruar dhe me shumë surpriza. Sipas tij, e gjithë infrastruktura aktuale turistike mund të përballojë edhe një shtesë prej 20% të numrit të turistëve, por ky fluks nuk duhet t’i ndryshojë parametrat e deritanishëm mes të cilëve, ndër më joshësit, janë çmimet. Ai vë re një rritje të lehtë të tyre, krahasuar me 3-4 vjet të shkuara, që mund të ndikojë jo për mirë në të ardhmen. Por për momentin më të joshurit nga Saranda janë polakët dhe skandinavët, turistë me një financë mesatare, të cilët përshtaten shumë kollaj me ambientin dhe njerëzit. Sipas tij, janë shtuar së tepërmi edhe turistët kulturorë, që përmes paketave 7 ditore zgjedhin të shohin vetëm muzeumet dhe vendet arkeologjike që ofron zona. Por kryesisht ata që vijnë duan t’i shijojnë të gjitha mrekullitë e këtij thesari në një përzierje ku bëhen bashkë natyra, kultura dhe kulinaria dhe mbi të gjitha ajo që vazdojmë ta ruajmë si vlerë – mikpritja.
Aventurë mes malit dhe detit
Qershia mbi tortë e paketave të “Sipa Tours” është Jeep Safari – një aventurë mes malit dhe detit që ofron peizazhe, emocione dhe turizëm krejtësisht origjinal dhe të ndryshëm. Një udhëtim që për 7 orë prek thesaret e bregdetit të jugut, ato të dukshmet, por edhe të padukshmet.
Natyra, kultura he kulinaria
Janë shtuar së tepërmi edhe turistët kulturorë, që përmes paketave 7 ditore zgjedhin të shohin vetëm muzeumet dhe vendet arkeologjike që ofron zona. Por kryesisht ata që vijnë duan t’i shijojnë të gjitha mrekullitë e këtij thesari në një përzierje, ku bëhen bashkë natyra, kultura dhe kulinaria dhe mbi të gjitha ajo që vazdojmë ta ruajmë si vlerë – mikpritja.
Address: Lagjia Nr 4, Rr Mitat Hoxha, Porti Sarande, Albania
Tel. +355 8522 6675 Mob. +355 682035250
(Fotot: SIPA)
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa