Turizëm
Saranda, qyteti i ditës dhe natës
Përveç bukurive, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’. Gjatë ditës mund të pushoni në plazhet e shumta të Sarandës. Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme ka shtyrë shumë turistë që të vizitojnë këtë qytet
Jo më kot është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Jo më kot është një nga qytetet më të vizituara të Shqipërisë. Jo më kot turistët e huaj zgjedhin Sarandën për pushime. Ky është qyteti i Sarandës. Me plazhet e mira për pushime e një jetë të gjallë të natës.
Për tre muaj e më shumë Saranda është e vërshuar nga turistët e huaj, të cilët kanë mbetur të impresionuar me këtë vend, ashtu si edhe ekipi i Albinfos, që vizitoi këtë qytet në fluksin më të madh të turistëve.
Përveç bukurive, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’. Gjatë ditës mund të pushoni në plazhet e shumta të Sarandës. Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme ka shtyrë shumë turistë që të vizitojnë këtë qytet, shkruan albinfo.ch.
Por, jeta në këtë qytet nuk përfundon kur perëndon dielli. Duket se aty fillon. Sheshi i Sarandës është i stërmbushur me njerëz, baret e restorantet të mbushura, madje është problem për të gjetur edhe një vend të lirë.
Megjithatë, sapo të uleni, keni shumë zgjidhje të ushqimit dhe është një nga karakteristikat e Shqipërisë. Mikpritja dhe çmimet jo të larta, janë një tjetër arsye që ka shtyrë shumë turistë për të vizituar Sarandën. Vapa e madha që mbretëron gjatë gushtit, nuk i ka ndalur turistët, përkundrazi vetëm sa janë shtuar.
“Çdo vit vijë në Sarandë dhe nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër. Posa të shkoni njëherë nuk e ndërroni më. Ka shumë aktivitete në mbrëmje. Është shumë mirë këtu”, thotë Dritoni nga Prishtina që jeton në Suedi.
Në sheshet e restorantet, duket se dëgjoni vetëm gjuhë të huaja. Turistët e huaj kanë vërshuar këtë qytet, kurse vendësit thonë se nga turizmi janë të ardhurat kryesore. Kur përfundon sezoni edhe qyteti nuk është më njësoj. Duket se Saranda jeton për turizëm dhe ata që e zgjedhin për pushime nuk dëshpërohen.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?