Kosova

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Prishtina me ajër të dëmshëm për grupe të ndjeshme

Kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës ua kalon edhe qyteteve më të ndotura botërore për sa i përket cilësisë së dobët të ajrit.

Bazuar në përditësimin e të dhënave të publikuara nga platforma AirVisual, Sarajeva radhitet e para me nivel të rrezikshëm të ndotjes. Pas Sarajevës renditet Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

Ndërsa për nga cilësia e ajrit nuk radhitet mirë as kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

Megjithëse jo në nivele alarmante, Prishtina radhitet e 20-ta me nivelin e ajrit të dëmshëm për grupe të ndjeshme.

Ndërkohë në radhitjen e qyteteve me ajrin më kualitativ prin Sydney në Australi, i pasuar nga San Francisco, Portland e Detroid në SHBA.

Kryeqyteti i Zvicrës radhitet në vendin e 29-të të kryeqyteteve me ajrin më të shëndetshëm derisa Berlini është vetëm 1 vend pas në të 30-in.