Lajme
Sao Tome e Principe njeh Kosovën

Shteti afrikan Sao Tome e Principe ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Kështu bën të ditur RTK duke iu referuar burimeve të saj brenda Qeverisë.
Me këtë njohje, Republikën e Kosovës e kanë njohur tashmë 86 shtete, anëtare të OKB-së.
Sipas këtyre burimeve nota verbale për këtë njohje pritet të arrijë ditëve në vijim.
Sao Tome e Principe është një shtet që përbëhet nga dy ishuj dhe ka 200 mijë banorë.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.
Njohja e fundit Kosovës i ka ardhur nga Kuvajti, më 11 tetor.
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e transportit publik në Zvicër do të mbeten të pandryshuara deri në vitin 2026 Aleanca SwissPass ka njoftuar të mërkurën se çmimet e transportit publik kombëtar në Zvicër do të...
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Çmimet e shtëpive po rriten më shpejt në Evropë se në Zvicër
-
Niseni drejt Italisë? Kujdes me gomat e veturës
-
Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë