Lajme
Sanksione ndaj Gazprom-it
Shell synon të largohet nga sipërmarrjet e saj të përbashkëta me Gazprom dhe subjektet e lidhura
SHELL tha të hënën se planifikon të largohet nga partneriteti i saj me gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas një deklarate, Shell synon të largohet nga sipërmarrjet e saj të përbashkëta me Gazprom dhe subjektet e lidhura, duke përfshirë 27.5% të aksioneve të saj në objektin e gazit natyror të lëngshëm Sakhalin-II, 50% të aksioneve të saj në Salym Petroleum Development dhe sipërmarrjen energjetike Gydan. Kompania do të përfundojë gjithashtu përfshirjen e saj në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Jemi të tronditur nga humbja e jetëve në Ukrainë, si rezultat i një akti të pakuptimtë të agresionit ushtarak që kërcënon sigurinë evropiane”, tha shefi ekzekutiv i Shell, Ben van Beurden.
“Vendimi ynë për t’u larguar është një vendim që e marrim me bindje,” tha ai duke shtuar se “Ne nuk mund – dhe nuk do të qëndrojmë pranë këtij agresioni. Fokusi ynë i menjëhershëm është siguria e njerëzve tanë në Ukrainë dhe mbështetja e popullit tonë në Rusi.”
Në fund të vitit 2021, Shell kishte rreth 3 miliardë dollarë aktive afatgjata në këto sipërmarrje në Rusi, sipas kompanisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik