Kinema
Samuel Jackson ka rikthyer në ekran superheroin Shaft
Superheroi i njohur nga vitet ’70-a është rikthyer në ekranin e kinemave me gjeneratën e re të aktorëve përkrah tij.
“Shafti” origjinal, i aktruar nga Richard Roundtree, ai pas tij, të cilin e aktroi Samuel L. Jackson, e më i riu që aktrohet nga Jessie Usher, u bënë bashkë në qilimin e kuq të New Yorkut, për pjesën më të re të filmit.
Kësaj radhe, filmi do të jetë i zhanrit aksion-komedi dhe ka të bëjë me “Shaftin” kur ishte i ri, por këtu përfshihen edhe babai me gjyshin.
“Është film krejt ndryshe nga të tjerët. Kurrë nuk kemi bërë një film aksion-komedi. Prandaj, duhej kujdes që të bëhen bashkë këto dy zhanre dhe të realizohej mirë. Shpresoj që e kemi arritur këtë”, tha Jackson.
E aktori Roundtree, që e krijoi rolin në vitin 1971, tha se personazhi është gjithmonë me të.
“Personazhi është si të ngasësh një biçikletë. Çdo dy-tre vjet mendoj se kam mbaruar, por përsëri rikthehem. Jam në këtë pikë të jetës që mendoj se jam i nderuar që u punësova në këtë biznes”, tha aktori veteran.
Filmi i ri do të shfaqet premierë më 14 qershor nëpër kinematë amerikane.
Video
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?