Autotech
Samsung tërheq telefonat, kjo është arsyeja
Samsung planifikon të shesë 1 milionë Galaxy Fold këtë vit, nga 291.3 milionë smartphone që shiti në 2018-ën
Samsung do të tërheq të gjithë Galaxy Fold që i ka shpërndarë reklamuesve dhe ekspertëve, sipas personave me njohuri mbi çështjen, ndërkohë që firma përgatitet për goditjen në reputacion nga vonesa e nxjerrjes në treg të produktit.
Gjiganti korean u turpërua përpara nxjerrjes në treg të telefonit të parë të palosshëm më 26 prill, ndërkohë që shumë gazetarë të teknologjisë raportuan fryrje të produktit dhe probleme me ekranin pas një ditë të përdorimit.
Vonesa e Galaxy Fold që kushton 1,980 dollarë është diçka tejet e vogël krahasuar me Note 7 në vitin 2017, kur shpërthimi i baterive detyroi Samsung ta “hedh në plehra” modelin me kosto të mëdha, transmeton ‘Scan’.
Kompania koreane deklaroi në nisje të javës se do të vonojë nxjerrjen në treg të Galaxy Fold, për një periudhë të papërcaktuar, ndërkohë që heton raportimet, përcjell albinfo.ch.
Zbulimet fillestare theksuan ekspozimin ndaj pjesës që ndan dy ekranet. Pavarësisht se nuk do të dëmtojë bilancin e firmës, vonesa e produktit i ul reputacionin si pionier në inovacion. Samsung ra me 0.3% në vlerë tregu dhe kompanitë furnitore ndoqën me rënie shumë më të mëdha.
Në muajin mars, Samsung publikoi video të disa robotëve që palosnin Galaxy Fold mbi 200,000 herë, për të provuar fortësinë.
Në disa prej rasteve të raportuara, disa reklamues kishin hequr një shtresë filmi, që e ngatërronin me qesen mbrojtëse të produktit.
Analistët thonë se e ka fajin Samsung që nuk dha udhëzime të qarta mbi përdorimin e aparatit. Samsung planifikon të shesë 1 milionë Galaxy Fold këtë vit, nga 291.3 milionë smartphone që shiti në 2018-ën.
Punonjësit e Samsung bënë të ditur se diçka pozitive është mundësia e trajtimit të problemit, përpara shitjeve ndaj audiencës gjigante.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











