Lajme
“Apple” merr kritika nga konkurrentët teknologjikë
Samsung shfrytëzon mungesën e mbushësit te iPhone 12 për të kritikuar kompaninë Aple

Tashmë dihet se Apple nuk do të dërgojë mbushësin dhe kufjet me iPhone 12, por vetëm telefonin dhe kabllon që mund të përdorni për ta lidhur atë me kompjuterin që do të përfshihen në paketim, përcjell albinfo.ch.
Ky fakt u ndesh me kritika negative nga përdoruesit dhe u dha konkurrentëve një shans ideal për të bërë shaka.
Mungesa e mbushësit nga Apple u prit mirë nga nga dy rivalë aziatikë – Samsung dhe Xiaomi, të cilët përdorën llogaritë zyrtare të mediave sociale për këtë rast.
Së pari, Samsung postoi një foto të mbushësit në profilin e saj në Facebook dhe shkruajti se telefonat e rinj Galaxy ofrojnë gjithçka, nga gjërat themelore deri në rifreskimin e ekranit 120Hz (gjë që gjithashtu nuk ekziston në serinë e iPhone 12).
Pas kësaj, kompania kineze Xiaomi vendosi “të luajë” pak, kështu që ata postuan një video në rrjetin social Twitter, në të cilën hapnin kutinë e modelit të ri Xiaomi Mi 10T Pro, dhe përmban një mbushës.
“Mos u shqetësoni, ne nuk kemi lënë asgjë jashtë kutisë”, shkruan ata.
Siç e përmendëm, nëpër rrjetet sociale, reagimet e përgjithshme ndaj vendimit të Apple për të hequr mbushësin janë negative, transmeton telegraf.
Sidoqoftë, ka nga ata që mendojnë se shumë prodhues të tjerë së shpejti do të ndjekin hapat e tyre.
https://twitter.com/i/status/1316299756260352006
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës