Kuriozitete

Samsung prezanton dy modele, performancat dhe çmimet e tyre

Samsung, me risi të avancuara

Është bërë e ditur se Samsung ka prezantuar në San Francisco celularin e ri të palosshëm, i quajtur Galaxy Z Flip.

Po ashtu, smartfoni i ri me madhësi 6.7-inch bëhet sa gjysma e madhësisë kur paloset dhe është i pajisur dhe më një ekran të vogël drejtkëndor, i cili të njofton për thirrjet dhe mesazhet.

Kësaj radhe Galaxy Z Flip vjen me tri ngjyra, rozë, i zi dhe gold, dhe në tri variante.

Kështu, smartfoni 6.2-inch S20 kushton 999.99 dollarë, 6.7 inch S20+ që fillon nga 1199.99 dollarë dhe ai 6.9-inch S20 Ultra që ka si çmim fillestar 1399.99 dollarë.

“Ky nuk është një smartfon i zakonshëm. Ai ndryshon gjithçka”, deklaroi shefja e marketingut të Samsung për Britaninë e Madhe, Rebecca Hirst, ndërsa prezantonte telefonin e ri.

Image result for Galaxy Z Flip.

 

Nga ana tjetër, kompania jugkoreane teknologjike, Samsung, ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20.

Thuhet se ky model fundit ofron tri opsione: S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas markës.

Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion teknologjik është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim).

 

Image result for Galaxy galaxy 20

Gjithashtu duhet theksuar se zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij telefoni ka sjellë inovacione të shumta, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon dallimin e gjësendeve të ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë.

Çmimi, i cili është etiketuar ndaj modelit standard, fillon nga një mijë dollarë. /Albinfo.ch