Maqedonia
Sami Ukshini-Sokoli u dënua me 40 vjet burg
Edhe pse fillimisht nuk ishte përmendur emri i tij bashkë me të tjetër e Grupit të Kumanovës që u dënuan sot me 746 vjet burg dje me 7 jetë të përjetshme, më vonë u kumtua dënimi 40 vjet për Sokolin
Njëri nga personazhet më të përfolura për ngjarjen e 9 e 10 majit 2015 në Kodrës së Trimave në Kumanovë, Sami Ukshini-komandant Sokoli u dënua me 40 vjet heqje lirie. Edhe pse fillimisht nuk ishte përmendur emri i tij bashkë me të tjetër e Grupit të Kumanovës që u dënuan sot me 746 vjet burg dje me 7 jetë të përjetshme, më vonë u kumtua dënimi 40 vjet për Sokolin.
Sot, ndërkaq gjykata Penale e Maqedonisë, dënoi me 746 vjet burg 37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat, për të cilat ka raportuar më herët albinfo.ch
Shqiptimin e dënimit nuk e pritën të gjithë të akuzuarit, pasi paraprakisht lëshuan sallën.
Në fillim të seancës, mbi 30 të akuzuarit u ngritën në këmbë thanë se nuk janë terroristë, kënduan himnin kombëtar, brohoritnin “UÇK UÇK”. Pjesëtarët e grupit të Kumanovës akuzuan politikanët shqiptarë për tradhti.
Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogaritët si organizatorët të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarët të grupit të armatosur.
Por, edhe pse ishte përmendur si organizator i këtij grupi, Sami Ukshini në deklaratën e tij kishte thënë se ai nuk ishte “komandanti”. Po ashtu UKshini kishte thënë se ideja e grupit të armatosur nuk ishte vrasja e policëve maqedonas, sepse në të kundërtën, do të kishte shumë viktima nga radhët e Policisë. Për këta të fundit, Sokoli tha se janë vrarë ndërmjet veti.
Deklarata e Sokolit në Gjykatë
“…Jo! Sikur të kisha qenë organizator, s’do isha këtu. Ka mundur të jetë më keq, ndoshta edhe më mirë, por këtu (në gjykatë) s’do të ishim”, ishte i prerë Sokoli, i cili ka folur edhe për kontaktin e parë me grupin, duke mohuar se ka qenë në Gushincë.
“Jo! Kontaktin e parë me grupin e kam pasur me 26 prill. Shoku im, tashmë i ndjerë, Xhafer Zymberi më ka kontaktuar dhe kërkoi që t’i përkrahë. Pas një presioni pranova t’i përkrahë”, tha Sokoli duke rrëfyer rastin nga momenti kur është zgjuar nga krismat.
“Rreth orës 5 e mëngjesit jam zgjuar nga krismat. Kam dalë shpejt dhe kam parë se ka gjuajtje nga të gjitha anët, edhe prej ajrit nga helikopteri. Dëgjoja disa policë duke thënë se janë qëlluar nga snajperistë në këmbë. Snajperistët asnjëherë nuk qëllojnë në këmbë. Shpesh policët që kanë dëshmuar kanë thënë se u është bërë pritë. Nuk bëhet pritë atje ku dikush flenë”, tha ai.
Ukshini pranon se ka pasur uniformë të gjelbër me emblemë të UÇK-së. Sokoli potencon se policia nuk i ka paralajmëruar aspak.
“Jo! Arsenali që përdorte njësiti nuk ishte për kontroll. Dua t’i shpjegoj prokurores se sikur të kishte qenë pritë do të ishin vra më shumë policë. Viktimat mund të kenë qenë vrarë nga vet policia e Maqedonisë. Policia e këtij shteti masovikisht ka sulmuar. Më bazë të plagëve shihet se janë vrarë nga kalibër i rëndë, që ne nuk e kemi poseduar. Unë kam pasur kallash timin personal”, shtoi Sokoli më tutje në rrëfimin e tij.
Duke ritheksuar se ai personalisht nuk është organizator, Sokoli kujton se pyetjes “cili ishte qëllimi që qëndroi nga 3-9 maj” nuk po mund t’i jep përgjigje.
“Këtë pyetje po ia parashtroj vetes tashmë dy vite. Unë s’kam qenë organizator. Më 7-8 maj jam parë me Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn, u kam thënë se rrezikojmë veten dhe lagjen nëse rrimë këtu. Ata kanë qenë shumë të sigurt në veprimet e tyre. Tre ditët e fundit ka pasur dronë, shenj që duhej të lëviznim. Por, ata dy ishin të vendosur se nuk duhet të lëviznim. Nuk më dëgjuan”, pohoi Sokoli.
“Telefonatat që janë prezantuar në gjykatë kanë pasur të ndërruar kohën e kontaktit, disa fare nuk janë prezantuar. Për mua kjo është montim, si i gjithë ky rast. Më keni nxjerrë si të parin. Të kisha qenë organizator nuk kishte me ndodh kjo, s’jam aq naiv. Shumë prej dëshmitarëve të mbrojtur (policë) kanë zbuluar se 3-4 ditë përpara kanë hyrë në lagje. Policia ka mundur ndryshe ta bëjë operacionin. Policia ka pasur mision për të na likuiduar”, tha ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel