Zhvillim
Samartieri i mikrokredisë
Një kosovar lufton kundër eksodit të njerëzve të tij, por konfrontohet vetë me probleme ekszistenciale. Por, Wulf Bocksch ia jep krahun atij.
Në mbrëmjen e 23 prillit Wulf Bocksch nuk mund të gjente qetësi. Qetësinë ia kishte trazuar një artikull gazetaresk mbi portretin e një drejtuesi të një agjencie udhëtimesh në Vushtrri të Kosovës i botuar në NZZ dhe i përkthyër nga albinfo.ch . Fehmi Llausha i kundërvehet eksodit në mënyrën e tij: ai refuzon t’ju shesë bileta njerëzve që duan të emigrojnë. Ai dëshiron që ata të mbesin aty. Por qëndrimi nuk është as për të i lehtë. Llausha lutet për ndihmë në formë mikorkredish.
Në kurthin e borxheve
Bocksh-it me banim në Cyrih iu imponua qëndrimi i Llaushës, vështirësitë e të cilit e prekën posaçërisht në natën e leximit të artikullit. Në ditën tjetër ai ngriti receptorin dhe telefonoi në NZZ: Dëshiron të udhëtojë në Kosovë dhe t’i ndihmojë konkretisht Llaushës. Bocksch mori të dhënat e tij kontaktuese. Pastaj e kontaktoi me skype Llaushën. Ky flet ngapak gjermanisht, të cilën e kishte mësuar gjatë punës së tij si kamarier nga turistët gjermanë në Mal të Zi. Me javë të tëra ata telefonuan me njëri-tjetrin. Boksch-i pati mundësi ngadalë t’i njohë brengat e Llaushës. Në fund të majit ai i hypi aeroplanit dhe udhëtoi për në Vushtrri.
Bocksch dhe Llausha biseduan tërë ditën dhe pinë shumë çaj dhe kafe së bashku. Kur flet për këtë, Wulf llogarit vazhdimisht : një kafe në Kosovë kushton 50 rapë, një bukë 40 rapë, një rrogë sillet mes 100 dhe 200 franga. « Dhe kjo vetëm një orë të mirë fluturim larg nga Zvicra !». Tatëpjetën e borxheve ai nuk ia dëshiron ta ketë në kokë. Gjatë bisedës dalin vazhdimisht në shesh vështirësitë : Kur Llausha pas luftës nuk arriti më të gjejë një vend pune me pagë të dinjitetshme si kamarier hapi me ndihmën e një kredie një agjenci udhëtimesh. Gjysmën e parave iu desh ta japë në formë paradhënie tek kompanitë e udhëtimeve që t’i lejohej të shiste bileta në emrin e tyre.
Kur në vitin 2013 biznesi filloi të shkojë më keq, ai filloi të mos mund t’i paguajë këstet e kredisë. Paratë e depozituara te kompanitë e udhëtimeve filloi t’i shkrijë për këtë qëllim dhe kështu edhe të humbë mundësinë e shitjes së biletave e me këtë edhe të fitimeve më të mëdha të tij. Ai mund të shiste bileta vetëm për agjencitë e tjera me diferencë të ulët fitimi. Ai zhytej ditë e më shumë në borxhe. Për këtë arsye iu desh të punonte edhe nga dy orë në mëngjes në një restorant. Por as kjo nuk mjafton – atij i kërcënohet dëbimi nga banesa dhe nga zyra e tij e udhëtimit. Bakna ia kërkon këstet e papaguara të borxhit.
Llausha i datëlindjes 1967 ka dy djem të moshës tetë- dhe trevjeçare dhe një vajzë dyvjeçare. Në banesën e tij mungojnë tavolinat dhe karrigat, mungon madje edhe shtrati i bashkëshortësisë. Si mysafir Boksch-i mund të ulej ne kolltuk, kurse mikrpitësit e tij iu desh të uleshin në dysheme. Bisedat me Llaushën nuk ishin gjithnjë të këndshme. Llausha ishte shpeshherë jokonkret me të. Edhe gjermanishtja e tij shpesh nuk mjaftonte për të planifikuar ecurinë e mëtejme. Fjalët në gjermanisht si « detyrim », «rezerva » apo « të ardhura » ai nuk i njihte. Për këtë arsye ai i preferoi atij ta blejë një falor gjermanisht – shqip.
Bocksch-i është një samartier i bindur. Ai zemërohet gjithnjë, sepse nuk mund të kuptojë se si ka mundur të vijë deri tek kjo.“Në borxhe nuk kam hyrë asnjëherë, sepse kjo ishte një ndër mësimet jetësore të cilën ma kishte ngulitur në kokë babai im“. Ai përdor shprehjet si „plan finaciar“, „ndihmë emergjente“ apo „kredi me afat të shkurtë“ dhe kishte të përgatitur një plan detaj të sanimit të gjendjes. Ai dëshiron që drejtuesit të agjencisë së udhëtimit në Vushtrri t’i japë para në „doza homeopatike“, që t’ia mundësojë ekzistencën. Shpreson për më shumë „shpirt ndërmarrësie“ nga ana e Llaushës dhe për atë se ai atij do të mund t’i mësojë më shumë për „si dhe dhe pse“ të një ekonomizimi të sukesshëm. Bëhet fjalë për ndihmën për vetëndihmë, thotë Bocksch, sepse agjensia e udhëtimeve e Llaushës mund të jetë gjithsesi rentabile. Gjendet në një pozitë të mirë dhe, veç kësaj, . mërgimtarët kosvarë që jetojnë në vendet evropiane udhëtojnë gjithnjë në vendin e tyre.
Një fëmijë i pushimeve të kërshëndellave
Bocksh-i para pensionit arriti të kalojë gjysmën e botës si inxhinier shitjeje i BBC-së. Ai shiste mallra industriale si termocentrale dhe pajisje për petëzimin e metaleve. Gjatë udhëtimeve të tij afariste ai u ndesh shpesh me varfërinë. Derisa kolegët e tij i trembnin fëmijët lypsarë, ai i luste ata për të ngrënë. Kur njëherë një fëmijë në El-Salvador ia rrëmbeu një picë mbi tavolinë, ai ia bleu atij edhe pesë të tjera. Në Buenos – Aires ai i ndërtoi një shtëpi një familjeje të varfër.
Bocksch është një si fëmijë i pushimeve të kërshëndellave. Kjo tingëllon idilike vetëm për veshët zviceranë – ai zuri fill kur babai i tij u kthye për disa ditë në shtëpi nga fronti i Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, familja e tij iku mga Armata e Kuqe nga Polonia në Tirol. Në fund të vitit 1940, kur Bosch ishte tetë vjeç, u shpërngul në Argjentinë për të filluar një jetë të re. Rritja e ti atje kishte lënë gjurmë te Bosch-i: ai ishte i dalluar për disiplinë dhe rregull, por ne në Evropë « mbajmë një korse tepër të ngushtë ». Familja e tij e kishte ruajtur kulturën gjermane. Babai ia ndalonte madje që me motrën e tij të fliste spanjisht
Me 23 vjet Bocksch u kthye në Evropë. Studioi në Essen dhe më vonë u vendos në Zvicër, ku e martoi edhe shoqën e tij, e cila u shpërngul nga Argjentina në Cyrih. Bocksch është i vetëdijshëm për privilegjin e tij. « Unë s’e di fare se ç’do të thotë të vuash urie. Prindërit e mi e dinin, fëmijët e rrugës e dinë poshtu. Fehmi Llausha dhe familja e tij e dinë me gjasë saktësisht. „ Mëshira është e huaj për të, ai është për bashkëndjesi. Këto s’janë të njëjta. Duhet ndihmuar ata që duan, por nuk munden. Dhe ai shpreson se edhe ata që i ndihmon do ta bëjnë po këtë. Është me rëndësi të krijohet një „zinxhir njerëzish, që ndihmohen“ .
Të premten Boksch udhëtoi sërish në Vushtrri. Ai me vete ka edhe mijëra franka për ta ndihmuar Llaushën me një mikrokredi, që ai të mund të qëndrojë sërish mbi baza solide. Por disa mijëra franka i mungojnë ende.
Nga David Eugster, NZZ
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë