Uncategorized
Salzburgu U19 në finale, Dijon Kameri i shënon gol Atletiko Madridit
Mesfushori shqiptar që luan me skuadrën Salzburg U19, Dijon Kameri, po vlerësohet si një prej lojtarëve më të talentuar në Austri.
18-vjeçari Kameri të premten në mbrëmje kontribuoi me një gol të shënuar për të rinjtë e gjigantit austriak, në fitoren 5:0 në udhëtim tek Atletiko Madridi U19 në “UEFA Youth League”.
Me këtë fitore, Salzburgu shkon në finale të garës, ku të hënën do të luajë me Benfican që e eliminoi Juventusin në penallti 4:3, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 2:2. Te Juventusi u aktivizua Luis Hasa.
Kameri asistoi në golin e parë që u shënua nga Roko Simiq, ndërsa e shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 44-t, pas një gjuajtje shumë të fuqishme. Simiq asistoi për të.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë