Lajme
Salzburg: Klientët do të kontrollohen për 2G tek arka e dyqanit, përndryshe gjobë 3600
Dyqanet dhe ofruesit e shërbimeve në Salzburg do të kanë detyrim të kontrollojnë klientët e tyre dhe të kërkojnë dëshminë 2G. Në të kundërtën, dënimet penale janë të larta, shkruan albinfo.at
Nga 3 janari në Salzburg të Austrisë kanë filluar të zbatohen masa më të rrepta në dyqanet tregtare dhe ofruesit e shërbimeve. Nga sot secili klient duhet të kontrollohet nëse është i vaksinuar apo i shëruar. Sigurisht, përjashtim nga këto janë ato dyqane, në të cilat nuk duhet të jepni prova. Këtu përjashtohen dyqanet ushqimore, farmaci dhe të ngjashme, raporton albinfo.at.
Gjoba të rënda
Personat që nuk respektojnë detyrimin e kontrollit 2G përballen me gjoba deri në 3600 euro apo edhe katër muaj burgim. Kritika për masat vjen nga Dhoma e Tregtisë e Salzburgut. Zëdhënësi i degës lokale Höflmaier është i mendimit se gjobën duhet ta paguajnë klientët që hyjnë në ambientet e biznesit pa 2G.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë