Bota
Salvini shpall kandidaturën për kryeministër të Italisë
“Kandidoj për kryeministër”, ka deklaruar gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, i cili si lider i Partisë Lidhja ka dorëzuar në Parlamentin italian një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Giuseppe Conte.
“U kërkojmë italianëve forcën ta marrim në dorë këtë vend e ta shpëtojmë. U kërkoj italianëve të më japin fuqinë e plotë për të realizuar gjëra si duhen bërë në këtë vend”, është shprehur ai, një ditë pas komunikimit zyrtar se Partia Lidhja nuk pranon më të qeverisë me aleatin 5 Yje.
Pas deklaratës së Salvinit, kryetarja e Dhomës së Senatit italian, Anna Maria Casellati, ka komunikuar se ka thirrur ditën e hënë, 12 gusht, një konferencë me kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të vendoset se kur do të mblidhet Parlamenti për të votëbesuar kryeministrin Conte.
Salvini ka informuar gjithashtu se senatorët e Lidhjes prej ditës së hënë, 12 gusht, do të jenë çdo ditë në Parlament, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit