Bota
Salvini: “Kriminelët” dhe “azilkërkuesit e rremë” do të dëbohen më shpejt nga Italia
"Kriminelë" dhe"azilkërkues të rremë" përmes një dekreti të ri do të dëbohen më shpejt nga vendi, tha ministri i Brendshëm Matteo Salvini. Krahas Kishës Katolike kritika pati edhe nga partneri i koalicionit qeverisës
Qeveria e Italisë ka vendosur dëbimin e lehtësuar dhe të përshpejtuar të migrantëve si dhe e ka ashpërsuar ligjin e azilit. Dekreti përkatës u shpall në Romë. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini gajtë një konference shtypi tha, se në të ardhmen kërkesat për azil nuk do të shqyrtohen në rast se aplikanti klasifikohet si “i rrezikshëm nga ana sociale” ose është i dënuar nga një instancë e parë. Kërkesat për azil të aplikantëve, të cilët akuzohen për kontrabandë droge apo vjedhje xhepash, do të refuzohen, shkruan “DW”.
Një qëndrim për arsye humane, prej nga vitet e kaluara kanë qëndruar në Itali rreth një e katërta e azilkërkuesve, në të ardhmen do të jetë vetëm një përjashtim. Edhe shpërndarja dhe strehimi i azilkërkuesve do të organizohet në qendra të mëdha pritjeje. Minorenët e pashoqëruar sipas qeverisë italiane do të shpërndahen në vend për të lehtësuar integrimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Në faqen e tij të Facebook-ut Salvini shkruan, “kriminelë” dhe “azilkërkues të rremë” do të dëbohen më shpejt. Ligji i nxjerrë me dekret është, sipas tij “një hap përpara, për ta bërë Italinë më të sigurt”. Ai kontribuon, që Italia “të bëhet më e fortë në luftën kundër mafies” dhe kundër kontrabandistëve.
Salvini gjithashtu iu referua rregullores së re, “terroristëve” t’u hiqet nënshtetësia italiane. Përveç kësaj dekreti u jep më shumë kompetenca autoriteteve të sigurisë dhe kufizon “kostot për një migracion të ekzagjeruar”, deklaron ministri në Facebook. Si një rregullore e re e politikës së sigurisë në dekret parashikohet ndër të tjera, përdorimi më i zgjeruar i pistoletave elektroshok. Do të lehtësohet gjithashtu lirimi i banesave të zaptuara, sepse shfuqizohet detyrimi për t’u ofruar një strehimore shtesë banorëve të margjinalizuar.
Dekreti duhet të hyjë në fuqi, sapo kreu i shtetit Sergio Mattarella ta nënshkruajë atë. Megjithatë edhe parkamenti brenda një afati prej 60 ditësh duhet ta votojë atë. Lidhur me dekretin e sigurisë është diskutar prej javësh në mediat italiane. dekreti është i diskutueshëm edhe brenda lëvizjes populiste pesë-yjet, e cila qeveri në koalicion me partinë e djathtë Lega të Salvinit.
Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore italiane, Nunzio Galantino, kritikoi, që politika e migracionit dhe sigurisë është përmbledhur në një dekret të vetëm. Kjo do të thotë, që një migrant “shihet si rrezik publik, pavarësisht se si sillet ai”, deklaroi përfaqësuesi i kishës. Kjo është “një shenjë e keqe”, tha ai.
Salvini është njëkohësisht shef i partisë ksenofobe Öega dhe zëvendëskryeministër. Ai përfaqëson një kurs të ashpër në politikën e migracionit dhe do ta kufizojë radikalishtnumrin emigrantëve që pranohen. Qëkurse ka marrë postin qeveria e djathtë-populiste në Itali në qershor anijet me refugjatë në brigjet italiane janë refuzuar të ankorojnë derisa vende të tjera të BE-së kanë shprehur gatishmërinë të marrin refugjatët.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025