Sallata
Sallata tuna, me makarona dhe perime
Sallatat janë të preferueshme që të servohen në dy racione, atë të darkës dhe të drekës. Disa i servojnë ato që t`i bashkëngjisin me ushqimin që janë duke e ngrënë, e disa të tjerë e preferojnë atë pa asgjë. Sallata me tunë përgatitet shpejt dhe lehtë.
Përbërësit:
• 500 gr. makarona të ziera,
• 150 gr. majonezë,
• 2 speca të kuq,
• 2 speca të gjelbër,
• 1 qepë e bardhë,
• 1 qepë e kuqe,
• 2 domate,
• lëng limoni të shtrydhur,
• majdanoz i freskët,
• djathë,
• peshk tuna,
• mëlmesa sipas dëshirës.
Përgatitja:
Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Mjafton t’i zieni makaronat në ujë të ngrohtë, me vaj dhe kripë, derisa të zbuten. Pastaj i kullojmë ujin dhe në një enë të thellë vendosim të gjithë përbërësit. I përziejmë mirë dhe i vendosim në frigorifer për 2 orë.
Shërbehen të ftohta.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










