Sport

Sallahi është dashur të zgjedh Austrinë

Mbrojtësi i kosovar, Ylli Sallahi ka zgjedhur Austrinë në vend të Kosovës dhe Shqipërisë.

20-vjeçari thotë se dëgjoi zemrën dhe zgjodhi Austrinë.

 „Në fund dëgjova zemrën. Unë nuk kam lindur në Austri, por jam rritur në Austri dhe kam mësuar gjithçka atje, kam kaluar një kohë shumë të mirë, për këtë arsye edhe kam vendosur për Austrinë”, ka thënë Sallahi, që është i lindur në Skenderaj, në një intervistë për “Laola1.at”, transmetojnë mediat e Kosovës..