Shqipëria
Sali Berisha rikthehet për herë të tretë si kryetar i Partisë Demokratike
Sali Berisha e ka bërë këtë edhe dy herë të tjera në karrierën e tij 32-vjeçare në politikë, fillimisht në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të kësaj force politike, përcjell albinfo.ch.
Këtë post e la formalisht një vit më vonë teksa u zgjodh President i vendit dhe në krye të PD-së erdhi Eduard Selami e më pas Tritan Shehu.
Rikthimin e dytë e ka në vitin 1997.
Pasi PD u largua nga pushteti dhe shumë njerëz e braktisën, ai nisi gjithçka nga e para, mori një PD të rrudhur si asnjëherë më parë dhe pas tetë vjetësh e riktheu në pushtet.
Në vitin 2013 humbi zgjedhjet dhe përmes një deklarate para mediave mori përsipër të gjitha përgjegjësitë, duke lënë drejtimin e partisë dhe pas një gare mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës, ky i fundit u votua si kryetar i PD-së.
Pas 9 vjetësh, falë edhe një vendimi të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD-së pas vendimit të Departamentit të Shtetit që e shpalli ‘non grata’, Berisha rimori partinë.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026