Feja

Salefizmi kërcënon Kosovën

“Jane's Intelligence Review” : përfshirja e Selafizmit në komunitetin islam në Ballkan si tendencë radikale për prishje të bashkëjetesës.

Mosmarrëveshjet e shfaqura së fundit në komunitetit islam në Kosovës, ndërmjet interpretuesve të fesë (hoxhallarëve) por edhe xhematit, janë interpretuar më së mira nga media “Jane’s Intelligence Review”, e cila përfshirjen e Selafizmit në komunitetin islam në Ballkan, e sheh si tendencë radikale për prishje të bashkëjetesës.

Sipas JIR, rritja e radikalizmit islam në të gjithë botën është bërë një shqetësim i madh për bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa pas përfundimit të konflikteve në Ballkanin Perëndimor, situata u përcoll nga shtimi i formave radikale të Islamit, veçanërisht në Kosovë.

Sipas këtij reviste, në Ballkan popullata myslimane tradicionalisht ka qenë sekulare dhe e moderuar, bazuar në shkollat e mendimit për një islamizëm liberal. Ndërsa pas viteve ‘90, mijëra myslimanë radikalë të lindur jashtë vendit arritën në Bosnjë për t’i ndihmuar “vëllezërit e tyre në nevojë” dhe për ta përhapur ideologjinë ekstremiste Salafi në Evropën Lindore.

Futja e kësaj rryme, siç thuhet, ka çuar në një varg konfliktesh të brendshme ndërmjet klerikëve në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni sikurse ndërmjet ithtarëve të shkollave më liberale si Hanafi apo Sufi dhe atyre të traditave ultra-konservative të Salafistëve.

“Incidentet e fundit të dhunshme…, lënë të kuptojnë se zgjerimi i Islamit radikal në Ballkanin Perëndimor mund të paraqesë një kërcënim për stabilitetin rajonal”, shkruan JIR.

Në Kosovë, siç shkruan “Jane’s Intelligence Review”, salafizmi u importua nga organizata të caktuara Islame, pas p[refundimit të luftës, 1999. Si shembull t[ k[saj rryme JIR përmendë hoxhën e fshatit Marinë të Skenderajt, Kastriot Dukën, të cilin autoritetet arrestuan dhe dëbuan për në Shqipëri.

Po ashtu JIR I referohet edhe një rasti të vitit 2011, kur dy persona “me mjekra” i kishin dëmtuar varrezës hebraike në Prishtinë. “Shërbimi Inteligjent i Policisë njoftoi se mbështetësit e ekstremistëve të sektit Vahabi besohet të kenë qenë përgjegjës për kwtw rast”, shkruan JIR

Po ashtu këtu përmendet edhe një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, I cili kishte pranuar për DË se ekzistojnë grupeve ekstremiste Salafi, por ai kishte ritheksuar se forcat e sigurisë po i monitoronin ata në rast të ndonjë veprimi të dyshimtë.

Po ashtu JIR përmendë rastin e vitit 2009, ku raportohej se nëntë ekstremistë Salafi kanë rrahur Mullah Osman Musliun, kreun e Bashkësisë Islame në Drenas dhe një kritik i hapur i radikalizmit fetar. Mulla Osmani është imami, i cili kishte varrosur të vrarët në masakrën Jasharëve në Drenicë, më 7 mars 1998. Atëbotë rreth 50 anëtarë të lagjes Jashari në Prekaz u vranë nga forcat serbe.

Po ashtu JIR, përmend edhe disa raste të tjera ku selefistët kanë rrahur imamët liberalë tradicionalist.

“Policia raportoi për sulme të tjera mbi zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfshirë Sabri Bajgorën-kryeimamin e BIK-ut. Burime qeveritare i thanë JIR se Salafistët kanë potencial të nxisin urrejtje dhe të krijojnë tensione në mesin e shqiptarëve, që u takojnë tri rrymave kryesore fetare: myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve”, thuhet më tej në analizë.

Ndryshe, Islami në Kosovë, sipas JIR, ka një traditë të qëndrueshme që daton në kohën e okupimit osman të Ballkanit në shekullin XVI. Myslimanët në Kosovë janë në përgjithësi trashëgimtarë të islamit osman, bazuar kryesisht në urdhrat Hanefi dhe Bektashinj.

Këto dy shkolla, sipas JIR, kanë ekzistuar për shekuj me radhë në Kosovë, që nga fillimi i shtrirjes së ndikimit osman në Ballkan e deri më sot.

Po ashtu në këtë analizë thuhet se Kosova mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë. “Sipas të dhënave të Bankës Botërore, për vitet 2010-2011, numri i papunësisë përllogaritet të jetë më shumë se 45 për qind, me 17 për qind të popullatës që jeton në varfëri ekstreme”, përshkruan JIR.

Në këtë shkrim po ashtu thuhet se Kosova rrezikohet edhe nga vendet e rajonit, Maqedonia e Bosnja, për t’u indoktrinuar në rrymat radikale islame.”Ithtarët e Salafistëve kanë përfituar nga dobësitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si paqëndrueshmëria politike dhe niveli i lartë i papunësisë, për t’i shfrytëzuar myslimanët e zakonshëm në avancimin e agjendave ekstremiste dhe fundamentaliste”, thuhet në analizë.