Futboll

Salah do agjërojë gjatë finales Real vs Liverpul

Ylli egjiptian Muhamed Salah, i cili krahas futbollit njihet edhe për devotshmërinë ndaj islamit, ka bërë me dije se do agjërojë gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpulit.

Salah, sipas “Al Masry al Youm”, u ka thënë të afërmve që nuk do ta prishë agjërimin, pasi kjo gjë nuk do ta pengojë për të dhënë më të mirën në fushë. Ky rast nuk është i vetëm në historinë e futbollit. Nabil El Zhar, futbollist mysliman që luan me Leganesin në Spanjë, thotë se kur është me agjërim luan edhe më mirë, sepse është “më i pastër brenda”.

Muaji i Ramazanit ka filluar në 16 maj dhe do zgjasë deri në 14 qershor. Muslimanët gjatë kësaj periudhe shmangin ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale nga agonia deri në perëndim të ditës.