Bota

Sajid Javid është ministri i ri i brendshëm i Britanisë

Politikani konservator zëvendëson kështu Amber Rudd, e cila dha dorëheqje të dielën mbrëma për shkak të skandalit "Windrush".

Më parë ai ishte menaxher në “Deutsche Bank”, tani merr detyrën e policisë në Britaninë e Madhe, emigrimin dhe dëbimin: Sajid Javid, 48, të hënën u emërua në detyrën e ministrit të brendshëm.

Politikani konservator zëvendëson kështu Amber Rudd, e cila dha dorëheqje të dielën mbrëma për shkak të skandalit “Windrush”. Qeveria e kryeministres, Theresa May është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si emigrantë të paligjshëm.

Sajid është me origjinë pakistaneze, ku në vitet 90-ta punonte në bankat e Nju Jorkut, ndërsa pas 2000 punonte për Deutsche Bank në Londër dhe Singapur. Në 2009 ai tërhiqet nga puna në bankë për t’ju përkushtuar politikës.