Muzikë
Saimir Pirgu shkëlqen në rolin e Faustit në skenën e Operës të Cyrihut
Tenori shqiptar me famë botërore do të jetë edhe në javën e dytë dhe të tretë të nëntorit me këtë pjesë operistike në skenën e Cyrihut
Salla e bukur e operës në qytetin Zurich hap perdet e kuqe me dramën “Faust”. Në rolin kryesor ështe tenori shqiptar, Saimir Pirgu. Është e diel, pesë nëntor, dhe shtëpia e operës të qytetit simpatik të Cyrihut me liqenin me të njëjtin emër përballë po mbushet me njerëz të veshur bukur.
Rreth orës 13:00 bie si kambanë lajmërimi se pjesa operistike “Faust” fillon. Mbyllni telefonin tuaj, thotë personi që nuk duket, por që kërkon nga të gjithë njerëzit në sallën e madhe me plot ballkone, me një mrekulli të lartë ndjesie, që të jenë të vëmendshëm, edhe pse duket që janë.
Fillon pikërisht në kohën e caktuar pa asnjë sekondë vonese. Qetësi marramendëse, këtu hapet skena me orkestrën e madhe poshtë. Tenori Saimir Pirgu, në dramën e Faustit, roli më magjepsës dhe më popullor për interpretuesit dhe audiencën, ka rolin kryesor, krahas atij të djallit dinak, inteligjent dhe të lig, Mephisto. Ky i fundit, i luajtur nga Roberto Tagliavini, një nga më të kërkuarit bas-baritonë të kohës sonë dhe një interpretues jashtëzakonisht entuziast dhe djallëzor joshës.
Në rolin kryesor do të dëgjohet tenori shqiptar, Saimir Pirgu, edhe në shfaqje të tjera, së fundmi si Pinkerton në Madama Butterfly të Puccinit.
Bashkë me të sopranoja Anita Hartig, anëtare e ansamblit në Operën Shtetërore të Vjenës, luan rolin e Margarite, duke kënduar arien e xhevahirit të ngjashëm me valsin, për shembull, si në ringjalljen e fundit të Faustit. Dhe dirigjenti amerikan Ryan McAdams debutoi në foltoren e Filarmonisë së Cyrihut.
“Asgjë” është fjala e parë e operës së Gounod. Ky është përfundimi që nxjerr Fausti për jetën e tij të deritanishme: ka qenë pa ngjarje dhe pa interes, e kotë dhe e kotë. Të jesh sërish i ri, të kënaqesh edhe një herë pas kënaqësive! Kjo është dëshira e tij më e madhe. Në atë moment shfaqet Djalli dhe i premton se do t’i sigurojë të gjitha këto nëse Fausti i jep shpirtin në këmbim. Pakti nënshkruhet dhe Fausti e fut veten në një lidhje pasionante me Margueriten. Megjithatë, kur ajo mbetet shtatzënë, ai preferon ta lërë të qetë. Vajza e braktisur vret fëmijën e saj dhe ekzekutohet.
Tragjedia Gretchen e Goethe-s i shërbeu Charles Gounod-it si material për një portret të saktë të shoqërisë së kohës së tij – Perandorisë së Dytë, me hedonizmin e saj të paskrupullt – një portret që në shumë aspekte është jashtëzakonisht i ngjashëm me kohën tonë.
Tenori shqiptar me famë botërore tashmë do të jete në vazhdim të javës së dytë dhe të tretë të nëntorit me këtë pjesë madhështore operistike në skenën e Cyrihut. Ndjesi e bukur të kesh në shtëpinë e operës së qytetit të Cyrihut, pranë liqenit, një artist tonin dhe aq më mirë një nga më të mirët në botë, me zërin e tij brilant. Mund ta ndiqni!
E-Diaspora
-
Falë angazhimit diplomatik, Kosova figuron si shtet i pavarur në bankat gjermane Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka të tjera gjermane Kosova do të figurojë...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?