Lajme
Saimir Pirgu shkëlqen në Austri me operën e Verdit
“Ernani” i Guissepe Verdit, që u luajt në shtëpinë e muzikës klasike në Austri, la gojëhapur gjithë publikun me performacën brilante të tenorit shqiptar, Saimir Pirgu, që ishte në rolin e protagonistit.
Saimir Pirgu solli një Ernan të kompletuar deri në detaje, atij të një lideri rebel, por dhe aq të dashuruar pas Elvirës.
Shfaqja me katër akte që lidh pushtetin me hakmarrjen dhe dashurinë e tre burrava për një grua, arriti të mbyllej me sukses në festivalin traditë Bregenz.
Vetë tenori që ka njohur sukses pas suksesi në skenat operistike në botë, ndonëse realizoi me sukses këtë rol, nuk e mohon që kjo operë është e vështirë.
“Kjo e bën me të vërtetë të vështirë këtë operë për një këngëtar operistik, pasi ai duhet të ketë një zë të plotë, që duhet të jetë njëherësh “Belkanto” e romantik dhe po ashtu shumë i fuqishëm dhe dramatik”.
Por suksesi dhe shkëlqimi i Pirgut u pasqyrua edhe në shtypin austiak.
“I fuqishëm, me frazë të bukur dhe shprehje pasionante, tenori Saimir Pirgu në rolin kryesor i jep këtij “Ernanit” shkëlqimin që i duhet një festivali”. Kështu e cilësoi “APA” zyra e shtypit austriak.
Ndërsa gazeta Kronen e quan triumf performanëcn e Saimir Pirgut në rolin e Ernanit, duke e vlerësuar interpertimin e tij vokal bindës dhe perfomancën magjepsëse.
Në çeljen e festivalit i pranishëm ishte edhe Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Ernani u luajt për herë të parë më 9 mars 1844, duke u kthyer në një nga shfajqet më të njohura të Verdit, deri me krijimin e Il Trovatores.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor