Uncategorized

Sadiku qetëson tifozët, është gati për Shqipërinë

Armando Sadiku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se do të pushojë vetëm për një javë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit, megjithatë, ai ka thënë se nuk është lëndim i rëndë dhe vetëm një javë do të pushojë, shkruan albinfo.ch.

Kështu ai pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren shqiptare, që më 6 dhe 9 tetor do të ballafaqohet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën. “Nga loja kundër Sfc Servett pësova një goditje në gjurin e majtë nga portieri kundërshtar. U detyrova të lë fushën në minutën 15! Pas përgjigjes së rezonancës magnetike!! Çdo gjë faleminderit Zotit është në rregull me gjurin tim. Mjeket mendojnë që pas 1 jave mund të jem përsëri i gatshëm 100 % në fushë!!! Ndeshje të rëndësishme na presin me FC Zurich & nazional team ALBANIA”, ka shkruar Sadiku në “Facebook”.

Kështu ai pritet të jetë në shërbim të Gianni De Biasit për ndeshjen shumë të rëndësishme me kuqezinjtë.