Futboll

Sadiku: Na mungoi freskia, shpenzuam shumë energji në minsk

Sulmuesi i kuqezinjve Armando Sadiku u rikthye në Kombëtares pas një periudhe të gjatë, por nuk arriti të gjejë golin në duelin me Lituaninë. Ai pas ndeshjes theksoi se ekipit kuqezi i mungoi freskia.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen por edhe lodhja ndikoi sepse shpenzuam shumë energji në ndeshjen e parë. Nuk e kishim atë freskinë në metrat e fundit, andaj duhet ta harrojmë sa më shpejtë këtë ndeshje. Unë u përpoqa të japë më të mirën dhe atë çfarë ma kërkoi trajneri. Stadiumi i mallkuar? Do të doja të shënoja dhe ta inauguroja këtë stadium me gol siç e bëra në Shkodër, por nuk e kisha freskinë e duhur në rastet që mu dhanë”, ka thënë Sadiku.