Tematike
Sa zviceranë jetojnë jashtë vendit dhe sa prej tyre në trojet shqiptare
Në Kosovë, në vitin 2020 kanë qenë të regjistruar si banorë të atjeshëm 480 shtetas zviceranë, në Shqipëri 73 dhe në Maqedoninë e Veriut, 384
Zakonisht flitet për numrin e qytetarëve të huaj në Zvicër, përfshirë edhe ata me prejardhje shqiptare. Por edhe zviceranët kanë “të huajt e tyre”. Një nga dhjetë persona me pasaportë zvicerane nuk jeton në Zvicër.
Statistikat e botuara sot japin një pasqyrë të jetës së zviceranëve jashtë vendit – dhe nga cilat vende ka pasur më shumë të çegjistruar gjatë vitit 2020, vitit “të koronës”.
Në fund të vitit të kaluar, 776,296 shtetas zviceranë kanë qenë të regjistruar në një përfaqësi kompetente zvicerane jashtë vendit, raporton watson.ch. Kjo është pak më shumë se në vitin 2019, transmeton albinfo.ch. Ndryshe, ky është një tregues se edhe në vitin pandemik ka vazhduar tendenca e rritjes së numrit të zviceranëve që jetojnë jashtë. Megjithatë, kjo tendencë është treguar pak më e vogël se në vitet e mëparshme.
Vendet me më shumë zviceranë janë të njëjta prej vitesh. Kryeson Franca, e cila vitin e kaluar strehonte 200,000 nga zviceranët që jetonin jashtë Zvicrës.
Kjo është lista e vendeve me më shumë zviceranë
Franca: 200,905
Gjermania: 94,555
SHBA: 81,335
Italia: 50,170
Kanadaja: 40,645
Mbretëria e Bashkuar: 37,727
Australia: 26,687
Spanja: 24,545
Izraeli: 21,425
Austria: 17,017
Në mesin e më shumë se 700,000 zviceranëve jashtë vendit ka sigurisht mjaft familje me fëmijë : përqindja e zviceranëve të mitur jashtë vendit është pothuajse e pandryshuar, rreth 21 për qind.
Përqindja e të rinjve 18 deri në 64 vjeç gjithashtu ka mbetur e ngjashme, 56.7 për qind, përcjell albinfo.ch. Grupi i të moshuarve është rritur më së shumti: kjo ishte 22.2 për qind në vitin 2020 që tregon për një rritje prej 2.8 për qind krahasuar me një vit më parë.
Është interesante se 662 shtetas zviceranë të moshës mbi 100 vjeçare figurojnë të regjistruar jashtë vendit. Kjo korrespondon me normën mahnitëse 9 mbi 100 vjeçarë në 10,000 zviceranë jashtë vendit. Në Zvicër kjo shkallë është vetëm 2 në 10,000.
Vetëm një e katërta e zviceranëve jashtë vendit kanë vetëm pasaportën e kuqe – tri të katërtat ndërkaq, janë kanë shtetësi të dyfishtë ose të shumëfishtë
Me 54 për qind, jashtë vendit jetojnë pak më shumë gra zvicerane sesa burra.
Në Kosovë, në vitin 2020 kanë qenë të regjistruar si banorë të atjeshëm 480 shtetas zviceranë, në Shqipëri vetëm 73 dhe në Maqedoninë e Veriut, 384, transmeton albinfo.ch.
Listat e mëposhtme tregojnë përqindjen më të madhe të shteteve “fituese” dhe atyre “humbëse” nga viti i kaluar krahasuar me vitin 2019, sa i takon rritjes ose zvogëlimit të numrit të zviceranëve në shtetet përkatëse.
Fituesit më të mëdhenj
Shtet-Qyteti i Vatikanit: + 12,3% (+16 zviceranë jashtë vendit)
Ukraina: + 10.0% (+19)
Bullgaria: + 8.6% (+26)
Mali i Zi: + 7.3% (+8)
Serbia: + 7% (+186)
Humbësit më të mëdhenj
Libani: -14.8% (-203 zviceranë jashtë vendit)
Etiopia: -13.1% (-29)
Myanmari: -12.2% (-16)
Bahamas: -10.4% (-38)
Venezuela: -9.9% (-101)
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë