Shkurt.ch
Sa turistë kishte Zvicra këta muaj të 2018-ës?
Më shumë se 10 milionë dhoma të hoteleve janë prenotuar nga të huajt, një rritje prej 4.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Industria zvicerane e hoteleve ka regjistruar 18.4 milionë qëndrime gjatë natës në Zvicër në gjysmën e parë të vitit 2018.
Sipas statistikave, numri i qëndrimeve të natës është rritur me 670,000, krahasuar me gjysmën e parë në vitin 2017, shkruan “The Local”.
Më shumë se 10 milionë dhoma të hoteleve janë prenotuar nga të huajt, një rritje prej 4.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Numri më i madh i vizitorëve janë nga Evropa. Rritja më e madhe ishte tek gjermanët, me 73,000 qëndrime gjatë natës, më shumë se çdo komb tjetër i huaj.
Edhe turistët francezë dhe spanjollë kanë luajtur rolin e tyre, me 24,000 më shumë qëndrime gjatë natës të regjistruara nga turistët francezë dhe një shtesë prej 15,000 vizitorësh spanjollë, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2017.
12 nga 13 rajonet turistike në Zvicër regjistruan një rritje të qëndrimeve të natës. Vetëm Ticino kishte më pak vizitorë.
Shkurti ishte muaji më i ngarkuar për sektorin, me më shumë se 3 milionë qëndrime gjatë natës në gjithë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën