Lajme
Sa të kërkuara janë mallrat „Made in Germany“?

Gjermania ka një pozitë dominuese në eksportet botërore në 180 kategori mallrash. Por ekonomia gjermane nuk mund të konkurrojë me SHBA-në. Po Kina?
Sipas një studimi të IW, prodhimet nga Gjermania përbëjnë të paktën 30 për qind të eksporteve botërore në 180 nga gjithsej 5.300 kategori produktesh të analizuara. Në konkurrencë me vendet e zhvilluara industriale, megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominojnë me 347 produkte. “Kjo sigurisht që lidhet edhe me madhësinë e ekonomisë amerikane,” thonë studiuesit e IW, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Gjermania me 180 produktet e saj dominuese renditet relativisht mirë në konkurrencën ndërkombëtare dhe tejkalon vende si Italia (141), Franca (73) dhe Japonia (rreth 100).
Por Kina është shumë më përpara se të gjithë: me 1.535 lloje mallrash, ky vend është kampion botëror në eksporte. Sipas studimit, që nga viti 2010, Kina pothuajse ka dyfishuar numrin e kategorive të produkteve në të cilat dominon tregun botëror.
Produktet më të kërkuara gjermane
Eksportet gjermane janë veçanërisht të forta në industrinë kimike, inxhinierinë mekanike dhe sektorët e inxhinierisë elektrike, si dhe në prodhimin e metaleve me ngjyra.
Është veçanërisht interesante që Gjermania ka një peshë më shumë se 90 për qind në eksportet globale të disa produkteve specifike, të tilla si disa lloje të plehrave, ilaçet kundër dhimbjeve dhe produkte të tjera kimike.
Në sektorin e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, Gjermania përbën më shumë se 50 për qind të eksporteve botërore në kategori të caktuara, duke përfshirë mikroskopët, makineritë e korrjes bujqësore, instrumentet e kontrollit dhe vinçat e kamionëve.
Eksportuesit gjermanë po specializohen gjithnjë e më shumë
Autorët e studimit, Jürgen Matthes dhe Samina Sultan, analizuan informacionin nga baza e të dhënave Comtrade e OKB-së. Në përfundimin e tyre thuhet: “Gjermania ka ende pozitë dominuese në eksportin e mallrave dhe shërbimeve.” Edhe pse numri i kategorive të produkteve me eksporte dominuese gjermane është ulur, ky numër është stabilizuar vitet e fundit.
Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023, numri i kategorive dominuese të produkteve varionte ndërmjet 180 dhe 190. Edhe numri i produkteve në të cilat Gjermania ka një pjesë jashtëzakonisht të lartë të tregut global (më shumë se 50 ose 70 për qind) është rritur, gjë që tregon specializimin në rritje të eksportuesve gjermanë, por edhe cilësinë e mirë të produkteve të tyre.
Cilët janë blerësit kryesorë të produkteve gjermane?
Blerësi më i madh i produkteve “Made in Germany” janë Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk është befasi. Presidenti amerikan Donald Trump shpesh theksonte këtë çekuilibër tregtar me Gjermaninë.
Kina është në vendin e dytë, edhe pse me një vëllim dukshëm më të vogël të blerjeve të produkteve gjermane në krahasim me SHBA-në.
Por, sipas studiuesve të IW, pushtimi rus i Ukrainës ka treguar se varësitë e ndërsjella ekonomike nuk janë garanci për një zgjidhje paqësore të konflikteve.
Përkundrazi, varësia është një pikë e dobët që rivalët gjeopolitikë mund ta shfrytëzojnë për presion ekonomik. Konkurrenca gjithnjë e më e theksuar e Kinës me modelet ekonomike perëndimore dhe politikat ekonomike të SHBA-së nën administratën Trump tregon se Evropa jo vetëm që duhet të njohë në cilat fusha është e varur nga të tjerët, por duhet të forcojë edhe industritë e saj kryesore dhe të fuqizojë avantazhet e eksportit. /DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të madhe: Jam shqiptar, erdha kur isha 5...
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan
Jeta në Zvicër
-
Cili është regjistri famëkeq i shmangies së tarifave në Zvicër dhe si funksionon ai? Zviceranët mund të kenë një reputacion për ndershmëri, por më shumë se një milion njerëz u...
-
Zviceranët frëngjishtfolës duan të shpërngulen në Francë
-
Zvicra me plane të reja për ndërtimin e spitaleve në rast lufte
-
Një tjetër zinxhir amerikan i ushqimit të shpejtë në Zvicër
-
Pluhuri nga shkretëtira e Saharasë edhe në Zvicër