Lajme

Sa të huaj janë në Zvicër, pse zgjidhet ky vend për të jetuar!

75 përqind e të huajve nga vendet jo-BE evropiane thanë se nuk do të largoheshin kurrë nga Zvicra

Pothuajse një në katër banorë të Zvicrës janë të ardhur nga një vend i huaj.

Gazeta zvicerane online “The Local.ch” ka transmetuar një hulumtim të detajuar që u bë në Zvicër rreth të huajve që jetojnë në këtë vend.

Departamenti Federal i Zvicrës për Punë të Brendshme ka lëshuar raportin e tij vjetor për migracionin dhe punën.

Raporti, i titulluar “Arsyet e migracionit dhe kushtet pas mbërritjes: dallimet nga grupet e kombësisë”, tregon migrantët në Zvicër sipas vendeve të prejardhjes: Vendet e BE-së, vendet evropiane jo-BE dhe vendet jo-evropiane.

Nga kompetenca gjuhësore e deri te përse të huajt erdhën në Zvicër, më poshtë janë gjetjet e hulumtimit të bërë.

Në total, 22 për qind e popullsisë në moshë pune midis 15 dhe 74 – janë shtetas të huaj, transmeton albinfo.ch. Shumica janë nga vendet e Bashkimit Evropian – rreth 66 për qind – ndërsa 16 për qind janë nga vendet evropiane që nuk janë pjesë e BE-së.

17 për qind e mbetur e të huajve në Zvicër kanë ardhur nga jashtë Evropës, ndërsa 0,1 për qind – afro 1500 njerëz – konsiderohen pa shtetësi, transmeton albinfo.ch.

 

Pse njerëzit përfundojnë në Zvicër?

Në një vend me një ekonomi të fortë dhe një kërkesë për punëtorë të huaj, ndoshta do të supozohet se arsyeja kryesore për t’u nisur për në Zvicër është puna.

Raporti zbulon se 43 për qind e të huajve erdhën në Zvicër për arsye familjare, qoftë kjo për t’u ribashkuar me anëtarët e familjes së tyre ose për të filluar një familje të tyre.

32 për qind e të huajve treguan se ata e bënë këtë veprim për arsye profesionale. Një tjetër shenjë e ekonomisë së fortë zvicerane ishte se shumica dërrmuese – 68 për qind – tashmë kishin punë përpara se të migronin, me 31 për qind që nuk kishin punë para ardhjes së tyre.

Gjashtë për qind kanë thën se ata erdhën për arsye të azilit dhe pesë për qind për të studiuar, përcjell albinfo.ch. Më në fund, 12 për qind erdhën për “arsye të tjera”, të cilat përfshinin sistemin zviceran të kujdesit shëndetësor, kornizën e taksave ose miqtë dhe të njohurit.

Do të qëndroj apo do të shkoj tani?

Raporti zbuloi se të huajt në Zvicër ishin relativisht të kënaqur  që këtë vend ta konsiderojnë si shtëpi të tyren për të ardhmen.

Shumica e të huajve në Zvicër synonion të rrinë përgjithmonë, ose thenë ndryshe, 63 për qind nuk planifikojnë të kthehen nga vendi ku kanë ardhur.

Nga ata që donin të largoheshin, dhjetë për qind ishin duke planifikuar të qëndronin për të paktën pesë vjet – ndërsa tre për qind donin të largoheshin më parë.

Ndërsa 75 për qind e të huajve nga vendet jo-BE evropiane thanë se nuk do të largoheshin nga Zvicra.

 

Ku tjetër?!

Nëse Zvicra nuk do të ishte shtëpia e tyre në të ardhmen, atëherë cila do të ishte?

Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se do të ktheheshin në vendin e tyre kur të largoheshin nga Zvicra (56 për qind). Rreth 25 për qind thanë që ata do të lëvizin në një vend tjetër, ndërsa pjesa tjetër ishin të pasigurt.

Nga ajo që kanë treguar të anketuarit janë faktorët si:, familja, cilësia e jetës dhe puna dhe studimet, që rezultojnë si  arsye për t’u kthyer.

 

Gjuha

Siç kemi raste shpesh në Zvicër, të mësosh një ose më shumë gjuhë të përdorura në Zvicër mund të jetë një pengesë kryesore për integrimin.

Siç vunë re autorët e raportit, të flasësh një gjuhë zvicerane do të diktojë se çfarë lloj pune mund të bësh dhe nuk mund të bësh.

“Një zotërim i mirë i njërës prej gjuhëve kombëtare të Zvicrës mund të shihet si një kërkesë thelbësore, por edhe si rezultat i integrimit të suksesshëm”, thanë autorët.

Në përgjithësi, tre në pesë të huaj flisnin një ose më shumë gjuhë zvicerane përpara mbërritjes së tyre. I tillë ishte veçanërisht rasti në vendet e BE-së, ku vetëm pak më shumë se 20 për qind thanë se nuk kanë folur as frëngjisht, gjermanisht ose italisht kur kanë mbërritur në vend.

Në të kundërt, më shumë se 70 për qind e të ardhurve nga vendet jo-BE evropiane – dhe 50 për qind e ardhjeve nga vendet jo-evropiane – mund të flisnin njërën nga gjuhët kombëtare të Zvicrës me ardhjen e tyre. /Albinfo.ch