CH-Ballkani
Sa shpenzojnë shqiptarët për cigare e alkool
Në bazë të Indeksit Global të Vesit sipas Bloomberg, Shqipëria ndodhet e parafundit në Evropë, para Rusisë dhe e treta më me pak kosto në botë për këto produkte, pas Ganës, krahasuar me pagën e tyre mujore
Kostoja e përdorimit të drogërave, pijeve alkoolike dhe cigareve u rrit më shumë vitin e kaluar, teksa shumica e vendeve në botë kanë rritur shpenzimet për këto kategori të konsideruara “vese”.
Në bazë të Indeksit Global të Vesit sipas Bloomberg, Shqipëria ndodhet e parafundit në Evropë, para Rusisë dhe e treta më me pak kosto në botë për këto produkte, pas Ganës, krahasuar me pagën e tyre mujore.
Kryeson SHBA, amerikanët paguanin më shumë se 200 dollarë për një shportë të të ashtuquajturve ‘mallrat e vesit’ në vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2016, shkruan ‘monitor’.
Indeksi krahason pjesën e të ardhurave të nevojshme për të mbajtur një zakon javor të përdorimit të cigareve, alkoolit, marihuanës, amfetaminëve, kokainës dhe opioideve në më shumë se 100 vende, përcjell albinfo.ch.
Në rajon, më shtrenjtë kushton në Kroaci, e renditur e 51 në botë, ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e 58, Maqedonia në të 62-tën. Ndërsa Shqipëria renditet e 73 në listën me 75 shtete të studiuara.
Matësi është thjesht një tregues ekonomik, jo një gjykim për moralin ose ligjshmërinë. As nuk ndjek rrugën e fatit, prostitucionin apo aktivitete të tjera të paligjshme.
Shpenzimet për produktet e tilla janë më të pakta në Luksemburg, ku kostoja arrin në më pak se 10 përqind të pagës mesatare javore prej 2,071 dollarë, e cila është më e larta në botë. Bahamas, Zvicra, Islanda dhe Franca renditen tek pesë të parat për përballueshmërinë.
Në të kundërt, ukrainasit duhet të shpenzojnë 13 herë pagën e tyre javore për të njëjtën shportë, duke e bërë atë një nga vendet më të kushtueshme për ata që bëjnë jetë të tillë me ‘vese’. Pakistani, Nepali dhe Burkina Faso gjithashtu konsiderohen me çmime më të larta.
Treguesi i indeksit përdor çmimet e SHBA si pikë referimi globale. Në 54 për qind të pagës, ose 617 dollarë, SHBA u rendit e 38 në aspektin e përballueshmërisë, krahasuar me vendin e 17 të një vit më parë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?