Maqedonia
Sa shpenzojnë politikanët e Maqedonisë për pushime
Thonë se për një javë do të harxhojnë mesatarisht 500 euro me familjet e tyre
Shqipëria dhe Greqia janë dy vendet ku shumica e politikanëve nga Maqedonia e Veriut i kalojnë pushimet verore.
TV21 pyeti disa prej tyre, se në cilin bregdetet do të pushojnë dhe sa do të shpenzojnë.
Disa ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë, ndërsa kur flasin për harxhimet shprehen shumë modest.
Thonë se për një javë do të harxhojnë mesatarisht 500 euro me familjet e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Varësisht nga ditët, varësisht nga vendi, për këtë vit nuk planifikoj më shumë se 5-6 ditë të rri në bregdetin shqiptar, kështu që edhe shpenzimet shpresoj të sillen rreth 400-500 euro”, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
“Do të shkojmë në pushim familjarisht, akomodim privat, si edhe çdo vit do të duhej diku 500-600 euro, sepse është një javë, jo shumë, nga i gjithë aranzhmani”, theksoi Nikolla Micevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
“Nuk e di, varet, zakonisht shoqja i bën matematikat, nuk e di ndoshta ndërmjet 300-400 eurosh”, u shpreh Kostadin Acevski, deputet i LSDM-së.
Vitin e kaluar ishte në Egjipt dhe thotë se ka harxhuar në suaza, që sipas tij, janë normale, por Muhamed Zekiri, nuk zbuloi sesa para shpenzon për pushime.
“Nuk mund ta përcaktoj, por që është normal për standardin tonë. Domethënë për standardin e një deputeti për një javë. Jo, për standardin e një qytetari”, potencoi deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Vllatko Gjorçev ende nuk ka vendosur se në cilin plazh do ta shijon verën. E në pyetjen se sa harxhoni, ai iku duke thënë se s’ka kohë.
“Dihet se pushimet janë në rrethin familjar, me fëmijët, ende nuk jemi ulur me të shoqen të vendosim dhe të shqyrtojmë sa ditë kemi”, theksoi Vllatko Gjorçev, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Si duket deputeti Rexhail Imsaili shpenzon më së shumti për pushime, ose ndoshta ishte më real në përgjigjen e tij.
“Si zakonisht në bregdetin shqiptar. Për një javë më familje. Ndoshta nën 1 mijë euro”, tha deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili.
Edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, tha se po bën plane që pushimet t’i kalojë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra