Shqipëria
Sa shpenzojnë ambasadorët shqiptarë, duke blerë Mercedes
Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për procedurat e blerjes jep një panoramë edhe më të qartë për llojin e mjeteve që këto ambasada kanë preferuar të blejnë
Veturat Mercedes janë të adhuruara nga shqiptarët që e konsiderojnë ikonë të automobilizmit. Por, edhe ambasadorët shqiptarë duket se janë shumë të pasionuar pas Mercedes-ëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për procedurat e blerjes jep një panoramë edhe më të qartë për llojin e mjeteve që këto ambasada kanë preferuar të blejnë dhe është pikërisht Mercedes, shkruan ‘monitor’.
Ambasada e Shqipërisë në Stokholm ka blerë Mercedes Benz me vlerë prej 25 523 euro. Ndërkohë, në Bari janë dy Mercedes Benz, të dy me vlerë nga 32 400 euro, përcjell albinfo.ch.
Edhe 150 mijë euro tjera janë ndarë për ambasadat tjera. Këto u ndanë tek Ambasada Paris për 30,000 euro, Ambasada Berlin për 30,000 euro, Ambasada në Lubjanë për 30,000 euro, Ambasada në Zagreb për 30,000 euro dhe Ambasada në Prishtinë për 30,000 euro.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












