Kosova
Sa presin mërgimtarët nëpër kufij
Kthimi nga vendlindja ka bërë që mërgimtarët të presin me orë të tëra për tu rikthyer në vendet ku jetojnë e punojnë
Një numër i madh i mërgimtarëve kaluan festat e fundvitit në Kosovë. Si gjithmonë ata gjatë kthimit janë përballur me pritje në kufi. Më gjatë kanë pritur në kufi me Hungarinë apo Kroacinë, shkruan albinfo.ch.
Në pyetjen nga albinfo.ch në Facebook se sa kanë pritur në kufi, disa lexues kanë ndarë përvojat e tyre.
“2 orë e 30 minuta Kosovë-Serbi, nëpër kufijtë tjerë 2-5 minuta deri në CH (Zvicër)”, është shprehur një lexues. “Përveç në kufi me Kroacinë pesë orë, në vendet tjera nuk kam pritur”, ka shtuar një tjetër lexues.
“13 orë Serbi-Hungari”, ka thënë një lexuese, duke marrë shumë reagime. “Prishtinë – Serbi – Kroaci -Slloveni – Austri – Gjermani = 46 orë rrugë”, ka shokuar një tjetër lexues i rregullt i albinfo.ch.
Por, kishte edhe më shumë. “56 orë. Nga e shtuna deri të hënën Kosovë – Hungari – Gjermani, megjithatë kur është në pyetja Kosova nuk llogaris”, ishte komenti i një lexuesi tjetër, ndërsa një tjetër shtoi shkurt “50 orë Kosovë-Slloveni”.
Kishte edhe komente që kishin pritur vetëm 2-3 orë apo ironizuese që kanë udhëtuar me aeroplan dhe nuk kanë pritur fare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha