Lajme
Sa po vizitohet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, tregon ciceroni Ilaz Halimi
“Kemi vizitorë pothuajse nga e gjithë bota. Nga diaspora vijnë shumë këtu për vizitë, e sidomos diaspora e Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë"
Shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rëndësia historike e datave 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, sjell vizitorë të shumtë në Prekaz gjatë këtij muaji.
Vetëm gjatë datës 4 mars 2021, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” e kanë vizituar rreth 2 mijë persona, kështu tha ciceroni i këtij Kompleksi, Ilaz Halimi, në një intervistë për Albinfo.ch.
“Nëse bazohemi në vitet e kaluara, numri i vizitorëve për ditët e Epopesë shkon deri në 100 mijë. Në këtë vit, shihet po ashtu një interesim i madh, pasi rreth 1 mijë persona e kanë vizituar Kompleksin para festave, pra në datat 2 dhe 3 mars, ndërsa më 4 mars kanë qenë rreth 2 mijë persona. Pra, interesimi është i lartë, nëse nuk ka ndonjë ndalesë nga shteti për arsye të pandemisë, atëherë do të ketë një numër bukur të madh të vizitorëve edhe këtë vit”.
E ky intetresim kaq i lartë, për të rikujtuar historinë e luftës për liri, në Prekaz të Skënderajt, nuk është vetëm nga qytetarët vendas.
“Kemi vizitorë pothuajse nga e gjithë bota. Nga diaspora vijnë shumë këtu për vizitë, e sidomos diaspora e Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë, të pakët janë ata dhe vetëm kur nuk kanë kohë, që vijnë në Kosovë e trevat shqiptare, e nuk vijnë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Në mesin e tyre ka të shumtë që kanë qenë që disa herë, kështu që ata tashmë veç janë njoftë me historinë, ndërsa vizitorët të cilët vijnë për herë të parë kanë interesim më të madh të pyesin rreth kompleksit, rreth luftës e historisë”, u shpreh cicëroni i këtij Kompleksi, për Albinfo.ch.
Përveç shtëpive të shndërruara në muze, dhe varrezave të të rënëve gjatë këtyre datave, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, ofron edhe Muzeun e hapur në vitin 2016, ku janë të vendosura eksponate të ndryshme, të cilat vizitorët kanë mundësinë t’i shohin nga afër.
“Në muze janë gjithsej 62 eksponate, të cilat kanë të bëjnë me luftën, me jetesën, me punën, me ushqimin, me të gjitha fushat e jetës që ka bërë familja Jashari, por edhe pjesa tjetër e lagjes Jashari, që ka qenë gjithashtu pjesë e luftimeve të marsit 98’, shtoi Ilaz Halimi.
Ndër eksponatet që zgjojnë më shumë interes, janë armët dhe motoçikleta e Komandantit Legjendar Adem Jashari, ndërsa, aty gjenden të vendosura edhe veshje e vegla pune, madje edhe maxheja nën të cilën shpëtoi vajza e Hamzës, Besarta, e vetmja e mbijetuar nga masakra e ushtrisë e policisë serbe.
Aktivitetet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të vazhdojnë edhe më 6 dhe 7 mars, ku turnire të sporteve të ndryshme, ekspozita e homazhe do të mbahen në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa përmbyllja e Epopesë së UÇK-së, do të bëhet me koncertin në ‘Natën e Zjarreve’ më 7 mars në ora 18:00.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?