Kosova
Sa persona kërkojnë vizë në Ambasadën e Zvicrës?
Ambasada e Zvicrës ka më së shumti punë në Kosovë. Brenda ditës kjo Ambasadë shqyrton deri në 200 aplikacione
Rreth 100 mijë kosovarë në vit kërkojnë viza nga Ambasada e Gjermanisë dhe nga ajo e Zvicrës. Një përqindje e madhe e kërkesave për vizë refuzohet, ndërsa në disa raste ato jepen për afat të shkurtër kohor.
Pas Ambasadës së Gjermanisë, edhe ajo e Zvicrës është ndër ambasadat që ka më së shumti punë në Kosovë. Brenda ditës kjo Ambasadë shqyrton deri në 200 aplikacione.
Sipas të dhënave që “Zëri” ka pranuar nga Ambasada e Zvicrës, vetëm vitin e kaluar ka proceduar 33 mijë kërkesa për vizë për në Zvicër dhe në vende tjera si: Franca, Austria, Belgjika, Luksemburgu e Holanda.
Ambasada zvicerane ka bërë të ditur se afër 20% e atyre që aplikojnë nuk marrin vizë, pa i bërë të ditura edhe arsyet, përcjell albinfo.ch.
“Ambasada e Zvicrës po përpunon deri në 200 aplikacione në ditë. Koha aktuale e pritjes për përpunim është 2 javë. Shkalla e refuzimit është rreth 18%. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit. Vitin e kaluar kjo Ambasadë ka proceduar 33000 kërkesa për vizë (për Zvicrën, Francën, Austrinë, Belgjikën, Luksemburgun, Holandën)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës dhënë “Zërit”.
Aktualisht pritja për një termin për dorëzimin e dokumenteve në Ambasadën e Zvicrës është deri në fund të muajit prill.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve