Shkurt.ch
Sa para vijnë nga jashtë për myslimanët e Zvicrës?
Austria ka ndaluar organizatat myslimane për të pranuar para nga jashtë vendi. Në Zvicër nuk është e qartë se sa është përqindja e ndihmës së huaj për myslimanët.

Austria ka vendosur që organizatat myslimane dhe xhamitë nuk mund të marrin asnjë cent nga jashtë në të ardhmen. Ndryshe nga Austria, mund të shihet në Zvicër financimi i shoqatave myslimane.
Austria ka ndryshuar aktet ligjore për Islamin. Ajo do të lidhë vlerat themelore evropiane me Islamin. Vjena shpreson se ligji do të jetë një pionier në gjithë Evropën. Megjithatë, myslimanët janë trajtuar më ashpër në disa aspekte për dallim nga fetë e tjera.
Sipas përfaqësuesve të komunitetit mysliman, pjesa e financimit të huaj është e vogël. Por, për imamët zviceranë situata është e pakënaqshme. Ata duan më shumë transparencë.
Në Bernë xhamia është në shtëpinë e feve, është ende në ndërtim e sipër. Imami shqiptar, Mustafë Memeti, thotë për SRF se për këtë projekt erdhen pothuajse të gjitha fondet nga Zvicra. “Transparenca është shumë e rëndësishme”, thotë ai.
Në të njëjtën kohë e pranon Memeti se për një projekt të tillë edhe fondet nga jashtë vendit janë të nevojshme. Por myslimanët zviceranë duhet të jenë të vetëdijshëm “prej nga vijnë paratë tona”.
Sepse burimi i fondeve nuk është i qartë, ndoshta edhe do të ndryshojë nëse Islami do të njihet si fe zyrtare. Kështu thotë René Pahud de Mortanges, profesor i së Drejtës Fetare në Universitetin e Fribourg-ut.
E-Diaspora
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë BBC i ka kushtuar një artikull trafikut të kokainës dhe operacionet e saj nga Mafia shqiptare,...
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel