Lajme

Sa para ju duhen të blini Bitcoin?

Të enjten, Bitcoin humbi 2.35%, duke e mbyllur ditën me vlerën $61,414 dollarë. Ndërsa këtë mëngjes ai ra me 0.09%, duke kapur vlerën $61,361.

Këto lëkundje, sipas ekspertëve, janë mëse normale dhe parashikimet e tyre variojnë gjërësisht, duke filluar nga ata që thonë se deri në fund të vitit Bitcoin do të shkojë $100.000 dollarë, deri tek ata që mendojnë se do të bjerë në $49 dollarë në fund të nëntorit.

Sipas revistës prestigjoze Forbes, kjo kriptomonedhë do të kapë vlerën mesatare prej $249,578 dollarësh në vitin 2025 dhe plot $5.2 milionë dollarësh deri në 2030-ën.

Çfarë është Bitcoin?

Bitcoin është kriptomonedha e parë dhe me vlerën më të lartë në tregun e kripovalutave. Krijuesi i saj anonim me emrin Satoshi Nakamoto e ka hedhur në treg software-in e saj të kriptuar – që të gjithë ta përdorin por askush mos ta ndryshojë kodin origjinal – gjë që e bën thuajse 99.9% të sigurtë ndaj abuzimeve.

Ai është shprehur se e ka menduar Bitcoin si një sistem revolucionar financiar ku ndryshe nga sistemi i deritanishëm bankar, do të ishte i pacentralizuar dhe transparent për sa kohë që në çdo moment, dikush mund të verifikojë ekzaktësisht sasinë e Bitcoin-ve që ka në qarkullim. Dalë nga dalë ai po fiton terren dhe popullaritet – gjë që ka kontribuar fillimisht në rritjen e vlerës së tij – por ai po merr edhe miratimin e shumë zyrtarëve shtetërorë.

A ia vlen të blej Bitcoin?

Në realitet kjo mund të shkojë në secilin drejtim, asgjë nuk është e sigurt – edhe pse deri tani gjërat duken të kenë shkuar mjaft mirë në një nivel afatgjatë.

Bitcoin është një kriptomonedhë që mund të shkëmbehet në çdo moment me valuta të tjera si dollari, euro apo edhe leku. Dhe pas shkëmbimit sigurisht mund të tërhiqet nga një bankomat. Ato që i ofrojnë këto shërbime janë zyrat valutore apo Crypto Exchange.

Ju i ruani Bitcoin-ët tuaj në një kuletë digjitale apo digital wallet, dhe në mënyrë që të mos rrezikoni nga ulje-ngritjet e vlerës së tij, ju mund t’i konvertoni dhe t’i mbani kriptomonedhat tuaja në vlerën fikse të dollarit amerikan, deri në momentin që dëshironi t’i tërhiqni apo të hyni në bursë.

Dhe a e dinit se nuk duhet të shpenzoni plot $60,000 dollarë për të blerë një Bitcoin? Në fakt, ju mund të investoni në Bitcoin me më pak se një $1 dollar.

Nëse kjo ju duket e habitshme, mos u shqetësoni sepse nuk jeni vetëm. Rreth 40% e amerikanëve nuk e dinin se dikush mund të blejë pjësë të kriptovalutave apo fraksione të tyre, sipas një studimi të fundit nga kompania Bakkt. Një tjetër 12% prej tyre as që e kuptonin pyetjen./Euronews