Zhvillim
Sa para dërgojnë në vendlindje emigrantët shqiptarë të Italisë?
Sipas statistikave, emigrantët shqiptarë në Itali kanë dërguar në vendlindje gjatë vitit të kaluar shumën prej 126.828.000 €
Për dërgesat financiare të emigrantëve, ose siç quhen ndryshe remitencat, shkruhet herë pas here në media, të cilat citojnë shifra të ndryshme.
Sa para dërgojnë në vendlindje emigrantët shqiptarë me banim në Itali?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje na ndihmon raporti i institutit të studimeve “Ismu” për remitancat e emigrantëve nga Italia drejt vendeve të tyre.
Njohja e këtyre shifrave ka rëndësi për ta njohur vetë migracionin, por edhe ekonomitë e vendeve që përfshihen në këto transaksione, pra si vendi pritës, ashtu edhe ai ku përfundojnë remitencat.
Vitet e fundit, kryesisht për shkak të krizës ekonomike, remitencat nga Italia të familjeve të emigrantëve janë tkurrur disi. Sa për shembull: ishin 7,394 miliardë euro më 2011, ndërsa në vitin 2014 u ulën në 5,533 miliardë. Siç mund të pritej, paratë dërgohen kryesisht nga zonat e zhvilluara, ku ka edhe më shumë emigrantë.
Për nga sasia e remitencave, Rumania zë vendin e parë për vitin 2014. Lista vijon me Kinën, Bangladeshin, Filipinet, etj. Rasti i Kinës është përnjëmend interesant, sepse pas shumë vjetësh ia lë vendin e parë Rumanisë, duke treguar qartë se nga Italia drejt Kinës dërgimi i parave ka pësuar një ulje të jashtëzakonshme.
Specialistët mendojnë se kjo varet edhe nga kontrollet e institucioneve bankare që kanë filluar t’i ndajnë remitencat nga dërgesat financiare tregtare.
Emigrantët shqiptarë në Itali kanë dërguar në vendlindje gjatë vitit të kaluar shumën prej 126.828.000 €.
Për nga remitancat e dërguara, Shqipëria zë vendin e 12-të, pas Ukrainës dhe Ekuadorit. Nga viti 2005 e deri më sot është regjistruar rritje e tyre, pavarësisht se vihet re një ulje relative gjatë viteve 2012 e 2013.
Mirëpo shifrat e përgjithshme që komunitetet e ndryshme dërgojnë në vendlindje nuk i tregojnë të gjitha përmasat e dukurisë, sepse duhet të merren parasysh si numri i emigrantëve, ashtu edhe aspekte të tjera të migracionit.
Rumunët zënë vërtet vendin e parë, por përbëjnë gjithashtu komunitetin më të madh në Itali. Po të kishim parasysh vetëm numrin e emigrantëve, shqiptarët duhet të ishin në vendin e dytë ose të tretë, çka nuk ndodh, sepse ka faktorë të tjerë që ndikojnë, siç është shkalla e zhvillimit ekonomik në vendlindje, niveli i integrimit të emigrantëve, procesi i migracionit, përbërja demografike, e kështu me radhë.
Mesatarisht në vitin 2014 çdo i huaj ka dërguar në vendlindje rreth 1.084 euro. Shqiptarët këtu zënë vendin e fundit, me 256 euro për kokë, ndërsa qytetarët e Republikës Dominikane me 3.700 euro për kokë zënë vendin e parë. Edhe faktori gjeografik ka peshën e vet, sepse sa më afër të jetë një vend, aq më shumë paratë dërgohen jashtë kanaleve zyrtare. p.sh. emigrantët shqiptarë parapëlqejnë t’ua dërgojnë të hollat direkt familjes, nëpërmjet shokëve ose kushërinjve, kur nuk presin t’ua japin vetë në kohën e pushimeve.
Mirëpo të dhënat e raportit në fjalë (Le rimesse degli immigrati, Ismu 2015 ) nuk i regjistrojnë këto kalime parash, ndaj edhe statistikat mund të rezultojnë të pjesshme.
Edhe prania e emigrantëve pa dokumente ndikon në regjistrimin e remitancave. Një emigrant pa lejeqëndrim preferon të gjejë kanale të tjera për t’i dërguar kursimet në vendlindje.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind